LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama drejt shkarkimit?!/ Zbulohet kandidati që e zëvendëson

6 Korrik 2018, 19:45, Aktualitet CNA
Rama drejt shkarkimit?!/ Zbulohet kandidati që e zëvendëson

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, që nga duke u ndalur tek shembjasi dhe tek  deklaratat e ambasadorit Donald Lu për kryeministrin Edi Rama

Sipas Ngjelës politika amerikane nuk e pranon më Ramën si kryeministër.

?Po duke e ditur faktin që Majkoja gjithmonë ka qënë politikani më koherent në aleancën shqiptaro-amerikane, atëherë kuptohet se politika amerikane nuk e pranon më Ramën.
Por pyetja është, pse?
Përgjigjia më e afërt me të vërtetën është sigurisht aleanca e nëndheshme që ka ai me Berishën kundër Reformës, por mund të jetë gjithashtu edhe afrim i tij me politikën kundërshtare të Amerikës në Ballkanin Perëndimor?, ka shkruar Ngjela në rrjetet sociale.

Pjesë nga postimi i tij:

Nëse do t’i qëndrojmë dokumentit politik të Komisionit Europian për Shqipërinë, ky që u formulua në lidhje me negociatat, atëherë tani do të pritet të vijë në Tiranë, brenda këtij muaji, një ekip ekspertësh që do të kqyrë Reformën në Drejtësi në lidhje me implementimin e saj. Por në këtë kohë po shohim gjithashtu edhe përshpejtimin e punës së vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Të gjitha këto sigurisht që janë të lidhura, sepse të gjitha konvergojnë në një pikë – te Reforma në Drejtësi.
Duke qënë kështu, duhet të theksojmë se edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, që pritet të konfirmohet nga Senati, Kathlin Ann Kavalec, një njohëse dhe vendimmarrëse për çështjen ruse në politikën amerikane, kuptohet që pikërisht për këtë vjen: për Reformën.

Të gjithë kundërshtarët e Reformës kanë kohë që kërkojnë që, për t’i shpëtuar ndëshkimit nga reforma, se rezultojnë të korruptuar, kanë dashur që ta përfshijnë Shqipërinë në politikën ruse dhe në politikën turke. Kjo sipas veprimtarisë së Berishës, Ramës dhe Bashës. Por gjithçka tani është e qartë nga politika e lartë perëndimore.

Ardhja e ekipit të Brukselit për kqyrjen nga afër të implementimit të Reformës, bashkë me ambasadoren e re amerikane në Tiranë, sigurisht që e mbyllin qarkun ruso – turk në Tiranë, dhe prandaj, pikërisht për këtë, ka dalë ndërkohë në pah edhe presioni i ambasadorit amerikan kundër Ramës, por edhe intensifikimi i të gjithë politikës së lartë perëndimore kundër korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar.
Dhe kjo do të vijojë.

Në fakt kryeministri aktual shqiptar është në pozita shumë të dobta. Deri tani kuptohet se ambasadori amerikan siç duket ka bërë kundrejt Edi Ramës presione faktike të nëndheshme, kurse tani doli hapur. Por menjëherë Rsmën e goditi edhe Pandeli Majkoja, në nga ministrat e tij.
Atëherë, çfarë mund të ndodhë: a mos politika e lartë perëndimore kërkon sërish që edhe në këtë situatë të punojë në Shqipëri me kryeministër Pandeli Majkon, njëlloj si në vitin 1999.
Në fakt, situata është shumë e ngjashme. Të presim dhe të shohim dy ingredientët e rinj: ambasadoren amerikane Kathlin Ann Kavalec, dhe ekipin e Brukselit që pritet të vijë./CNA.al

Lajmet e fundit nga