LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majko drejt largimit/ Rama mund të përgjigjet me ndryshime radikale

6 Korrik 2018, 19:59, Aktualitet CNA
Majko drejt largimit/ Rama mund të përgjigjet me ndryshime radikale

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, në 24 orët e fundit, është ministri më i lakuar në skenën politike dhe atë mediatike.

Majko është filmuar mbrëmjen e së enjtes, gjatë seancës parlamentare, duke debatuar me kryeministrin Edi Rama.

Në fytyrën e Kryeministrit janë vërejtur shenja nervozizmi, ndërkohë që Majko pas debatit është larguar pa e votuar ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.

Ky qëndrim mund t?i kushtojë Majkos karrigen e Ministrit.

Pasi kohët e fundit, gjatë të ashtuquajturit tur i llogaridhënies, është folur për ndryshime dhe ndëshkime në Qeveri.

Ndryshime për ata ministra që nuk e kanë bërë punën mirë, ndërsa ndëshkime, duket se do të ketë për të pabindurit.

Si afat për këto ndryshime është përmendur shtatori, por përplasja Majko-Rama, duket se është sinjal edhe për ndryshim të afateve.

Majko  është përplasur keq me Ramën dhe gjithë kjo turbullirë mund të shkaktojë edhe ndryshime në qeveri, para se të vijë vjeshta, duke dhënë shenja ndryshimi por edhe reflektuar përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme lokale./CNA.al

Lajmet e fundit nga