Connect with Us

Basha reagon për Teatrin/ Thirrje presidentit dhe ambasadorëve

Aktualitet

Basha reagon për Teatrin/ Thirrje presidentit dhe ambasadorëve

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama një ditë pasi mazhoranca votoi në Kuvend projekt ligjin për Teatrin që i hap rrugën shembjes së tij.

Në një dalje për mediat paraditen e sotme, Basha i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta të mos e dekretojë ligjin si dhe ambasadorëve që të mos heshtin.

“Ai duhet të ndalet. I bëjmë thirrje presidentit të mos ligjërojë vjedhjen e kryehajdutit. I bëjmë thirrje qytetarëve dhe atyre që kanë protestuar se forca e vetme që ka Rama është indiferentizmi ynë. U bëj thirrje ambasadoreve të flasin dhe mos heshtin. Ja ku keni një veprim që dhunon sundimin e ligjit.”0tha Basha.

Gjithashtu kreu i opozitës u shpreh se ky është një akt që bie ndesh me detyrimet e integrimit.

LEXO EDHE:  Rakipi: Rama është i pabesë, kërkon sërish pushtetin me makinacione

“Ja ku keni një tufë me peshq. Nëse nuk flisni sot nuk do ju besojë njeri nesër. Beteja vazhdon deri sa të ndalim dhe të mundim këtë taleban të kullures dhe narkoman që në fakt është e njëjta gjë. Kryehajduti dhe banda e tij, parlamenti do çlirohet nga banda e hajdutëve”- u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Kulluri ironizon Bashën/ Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit

Publikuar

-

Nga

Kulluri ironizon Bashën/ Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka ironizuar takimin e kryetarit të opozitës Lulzim Basha me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, të cili e kishte uruar edhe për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë.

Statusin e Krujës e ka shpërndarë në rrjetet sociale Edvin Kulluri, një nga zërat më të fortë kundër Bashës brenda opozitës.

Edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka ironizuar kreun e opozitës, teksa thotë se pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit.

Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit!

P.S. Shoku Keltis Kruja a t’ja vërë partia jonë Kuçovës emrin prapë Qyteti Stalin, apo lëre ç’e do?!”, shkruan Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i DASH, Bushati: Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit parave

Publikuar

-

Nga

Raporti i DASH, Bushati: Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit parave

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për vitin 2020 për pastrimin e parave, ku theksohet se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim. Në raport renditen si shkaqe të kësaj situate: korrupsionin, institucionet e dobëta, krimin e organizuar dhe paratë e trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri përmes remitancave.

Analisti Andi Bushati i pranishëm në emisionin ‘Shock” në Euronews Albania thotë se raporti i DASH për vitin 2020 ishte pothuajse i njejtë me ato të dy viteve më parë.

Ai thotë se raportet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është kthyer në një “gropë të zezë” të pastrimit të parave, kryesisht në fushën e ndërtimit.

“Negativ, boll ta lexosh tekstin. I njëjti raport ka qenë edhe vjet edhe parvjet. Ajo që është e re që e ka ky konkluzion i DASH, mund të krahasohet me një deklaratë të kryeministrit kur u pyet nga gazetarët. Ai tha se kemi ligjet më strikte dhe kontrollet më të rrepta. Raportet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit të parave. Para, që kryesisht pastrohen nga mafia e ndërtimit. Kjo është e vërtetë e frikshme, që qeveria shqiptare mundohet ta mbysë me propagandë”, thekson Bushati.

Nga ana tjetër, analisti Baton Haxhiu thotë se DASH ka përgëzuar punën e disa institucioneve, pa harruar progresin e bërë me reformën në drejtësi.

LEXO EDHE:  Lideri europian!!!

LEXO EDHE:  Skandali i Përgjimeve/ Basha: Sulmi ndaj gjyqësorit për ti shpëtuar hetimit, të largohet Tahiri

“DASH ka lëvdata për punën që është bërë në disa fusha. DASH përveç se lavdëron reformën në drejtësi, lavdëron edhe disa institucione të tjera. Niveli i krimit dhe drogës në Shqipëri në krahasim me vendet evropiane, hiq disa vende nordike është shumë më i vogël”, tha ai.

Gjithashtu z. Bushati thekson se e veçanta në këtë raport për Shqipërinë është fakti se qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje apo hap për të parandaluar pastrimin e parave.

“S’ka vende në botë që s’ka trafik dhe pastrim parash, e veçanta në këtë raport thotë se qeveria nuk e lufton dhe nuk ka bërë asnjë hap”, tha Bushati./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha pret në zyrë Albin Kurtin/ Ironizon Keltis Kruja: Fitorja nuk mund të vulosej pa këtë takim

Publikuar

-

Nga

Basha pret në zyrë Albin Kurtin/ Ironizon Keltis Kruja: Fitorja nuk mund të vulosej pa këtë takim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka takuar presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Pas takimeve, Basha dhe Meta kanë reaguar në rrjetet sociale dhe kanë treguar se kanë uruar Kurtin për fitimin e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa thanë se gjithashtu kanë diskutuar për situatën politike.

Lidhur me këto takime, ka bërë një status në rrjetet sociale edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja.

Me tone ironike, Kruja deklaron se fitorja e Albin Kurtit nuk mund të quhej përfundimtare pa e takuar Basha.

LEXO EDHE:  Rakipi: Rama është i pabesë, kërkon sërish pushtetin me makinacione

LEXO EDHE:  Lideri europian!!!

Fitorja nuk mund të quhet përfundimtare pa takuar Albinin. Por ama që të vuloset fare, duhet edhe një vizitë në mauzoleumin e shokut Lenin .

Ps: Albinistë të të gjitha vendeve, bashkohuni !”, shkruan ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE