LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Votohet ligji që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar/ Opozita braktis Kuvendin

5 Korrik 2018, 20:16, Aktualitet CNA
Votohet ligji që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar/

Projektligji për Teatrin Kombëtar është miratuar mbrëmjen e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa këta të fundit kanë hasur në kundërshtimin e fortë të opozitës.

Opozita gjatë votimit të ligjit fillimisht bllokoi foltoren e Kuvendit, ndërsa tregonte kartonët kundër, por kjo nuk e ka penguar maxhorancën të votojë me 75 vota pro në tërësi.

Pas kësaj, opozita ka hedhur kartonët e saj në drejtim të kryeministrit Rama dhe më pas ka lënë Kuvendin, ndërsa janë votuar nga maxhoranca të gjitha projektligjet që ishin në rendin e ditës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga