Aktualitet
Vendimi që shkel ligjin e privacisë/ Pse i shmanget Veliaj përballjes me Shoqatën e operatorëve

ATA, Shoqata e Operatorëve të Turizmit, e ka kundërshtuar ashpër hyrjen në fuqi të vendimit që i detyron hotelet të raportojnë klientelën e tyre të përditëshme duke i kaluar Bashkisë softweret me kartelat e klientëve, pjesë e të cilës janë edhe kartat e identitetit me përmbajtje konfidenciale. Detyrim ky që shkel fare hapur ligjin e ruajtjes së privacisë dhe cënon hapur lirinë e shtetasve. Por edhe që u prish punë hoteleve të cilët janë të detyruar ti ruajnë hollësitë private të klientëve, dokumentat identifikuese të të cilëve, kartat apo pasaportat, ua marrin për përdorim të brendshëm dhe jo për t’ua shpërndarë të tretëve.
Në koment të irritimit që ka sjellë hyrja në fuqi e këtij vendimi, përfaqësues të ATA-s kanë komentuar për CNA.al me frazat:
“Për ne është vendimarrje skandaloze edhe pse Bashkia e argumenton qëllimin e zbatimit të këtij vendimi vetëm për efekt statistikore. Për të ditur sa është numri i dhomave, sa njerëz mund të strehohen etj., etj. Bashkisë mund ti duhen numrat për statistike por jo identitetet etj., hollësi të bujtësve të hoteleve, që klasifikohen si të dhena personale të pacënueshme. E theksojmë janë të dhena që përmbajnë informacion personal të mbrojtur me ligj”.
Duke qenë vendim që bie ndesh me ligjin dhe është punëprishës edhe për vetë bizneset që ushtrohen në hoteleri ATA e ka adresuar protestën pranë Bashkisë dhe Komisionerit për Mbrojtjen e të dhenave personale. Mirëpo ka ndodhur që përfaqësuesit e Bashkisë e kanë anashkaluar takimin megjithse në të dyja herët janë shprehur të gatshëm për takimin.
“E kuptojmë shkakun pse nuk vijnë të ballafaqohen. Është një vendim që bie ndesh me një ligj themelor kushtetues dhe nuk kanë çfarë thonë”, tregojnë përfaqësuesit e ATA-s, potesta e të cilëve ka gjetur miratim të Komisionierit, nga bashkëpunimi me të cilin shpresojnë t’ja ndalin hovin revolucionar antikushtetues Bashkisë së Erion Velisë./CNA.al