LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Socialistët “shpërthejnë” kundër opozitës: Haqet e vjetra do dalin në dritë, po ngushtohet laku

5 Korrik 2018, 08:09, Aktualitet CNA
Socialistët “shpërthejnë” kundër opozitës:

Sulmet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në adresë të ambasadorëve dhe reformës së drejtësi kanë ngjallur reagim në radhët e socialistëve. Ditët e fundit eksponent të opozitës shqiptare kanë intimiduar fort trupin diplomatik në Tiranë, reformën në drejtësi, trupën e organeve të vetingut, madje edhe kryeprokuroren Arta Marku.

Por këto sulme deputetët e Partisë Socialiste i shohin si shenjë frike dhe dëshpërimi. Sipas tyre, opozita është e tmerruar nga reforma në drejtësi dhe kërkon që të zgjatet sa më shumë ngritja e organeve të reja ë drejtësisë.

Fillimisht, ka qenë deputeti i PS, Xhemal Qefalia, i cili gjatë një prononcimi për gazetën ?Sot? ka shpërthyer kundër opozitës, teksa zbuloi se binomi PD-LSI sulmon reformën në drejtësi, pasi është lemerisur nga kjo reforma. Madje, ai garantoi se shumë shpejt do të hapen dosjet e rëndësishme politike, të cilat janë mbyllur nga opozita e sotme.

Në të njëjtën linjë me kolegun Qefalia dje është rreshtuar edhe deputetët Sadri Abazi. Më konkretisht, ligjvënësi socialist Abazi gjatë një prononcimi për gazetën ?Sot?, i cilësoi sulmet e opozitës në adresë të reformës në drejtësi, si një shenjë dëshpërimi të njohur. Dhe për këtë, ai vuri në dukje se minoranca parlamentare po sulmon reformën në drejtësi, në një kohë kur kjo po behët realitet i prekshëm. Sipas tij, sistemi i ri gjyqësor do zbulojë ?mëkatet? që eksponentët e opozitës i kanë shkaktuar në vite popullit.

Sulmet e opozitës në adresë të reformës në drejtësi, i ka komentuar dje edhe ligjvënësi socialist, Bujar Çela gjatë një prononcimi për gazetën ?SOT?. Ai theksoi se opozita po sulmon reformën në drejtësi, nga frika e drejtësisë së re. Sipas tij, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë hedhur në sulm, pasi po iu ngushtohet lagu.

Lajmet e fundit nga