LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen faktet/ Ja pse Arta Marku duhet të japë dorëheqjen

4 Korrik 2018, 11:26, Aktualitet CNA
Zbardhen faktet/ Ja pse Arta Marku duhet të japë dorëheqjen

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku u rikonfirmua në detyrë ditën e sotme, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Pas këtij vendimi ka reaguar Partia Demokratike me anë të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj duke paraqitur 5 arsye se përse Arta Marku duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra.

‘Ne e paralajmëruam dje këtë vendim politik të organeve të vettingut, pavarësisht se Arta Marku duhej të shkarkohej për mospërmbushje të kritereve të integritetit moral e profesional.

Arta Marku duhet të ishte shkarkuar nga detyra për të paktën 5 arsye të forta, të argumentuara me fakte, të pakundërshtueshme.’ tha Alibeaj.

1)Në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime dhe komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar dhe shkarkuar drejtues prokurorie, në shkelje flagrante me kompetencat e saj ligjore.

2) Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke vendosur prokurorinë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

3) Gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji.

4) Ka deklaruar ndërtime pa leje, në shkelje me ligjin, dhe pa justifikuar burimin e ligjshëm të financimit.

5) Në cilësinë e Prokurores në Shkodër, mbajti në burg në mënyrë të paligjshme një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr lirinë në mënyrë të padrejtë.

 

Lajmet e fundit nga