LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj refuzon kërkesën e demokratëve/ Nuk paraqitet në komision

4 Korrik 2018, 08:46, Aktualitet CNA
Veliaj refuzon kërkesën e demokratëve/ Nuk paraqitet në

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk ka marrë pjesë në seancën dëgjimore të kërkuar nga PD për Teatrin në Komisionin e Kulturës.

Ai ka njoftuar anëtarët e këtij komisioni me anë të një shkrese.

Sipas Veliajt sqarimet për këtë çështje tashmë janë dhënë.

Në kërkesën e firmosur pak ditë më parë nga deputetët e PD, kërkohej prania e Veliajt në dëgjesë, pasi ky i fundit është në rolin e negociatorit.

Demokratët e akuzojnë kryebashkiakun e Tiranës, se po shkel kushtetutën, duke i dhënë privatit pronën e Teatrit,  e cila është shtetërore. /CNA.al

Lajmet e fundit nga