LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vdekja e çiftit në Elbasan/ Zbardhen detajet tronditëse

4 Korrik 2018, 06:59, Aktualitet CNA
Vdekja e çiftit në Elbasan/ Zbardhen detajet tronditëse

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku një çift bashkëshortësh u gjetën pa jetë në banesë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme në fshatin Gjergjan të Elbasanit, ndërsa viktimat janë Shyquri Liçi 65 vjeç dhe Sabire Liçi, 60 vjeçe.

Trupat e tyre janë gjetur nga nipi i cili ka pikasur menjëherë zjarrin, duke hyrë në banesë por çifti kishte ndërruar jetë.

Policia njofton se shkak për zjarrin dyshohet të jetë një zjarrvënie e qëllimshme nga 65-vjeçari.

Uniformat blu bëjnë të ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V.Liçi ka hapur bombolën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.

Një bombol gazi është gjetur e çmontuar qëllimisht në katin e parë dhe një tjetër në katin e dytë të banesës ku jetonin burrë e grua.

Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.

Akti ekstrem dyshohet të jetë marrë nga burri për shkak të sëmundjes së rëndë të gruas. Ata jetonin të vetëm, ndërsa tre fëmijët jetojnë në emigracion.

Trupat e viktimave janë dërguar në morg, ku po kryhet ekspertimi i mëtejshëm./ CNA.al

Lajmet e fundit nga