LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti "shkund" Shqipërinë/ Mblidhen Emergjencat Civile

4 Korrik 2018, 09:22, Aktualitet CNA
Tërmeti "shkund" Shqipërinë/ Mblidhen Emergjencat

Një tërmet më magnitudë 5.6, të shkallës Rihter ka goditur sot Shqipërinë. Mësohet se lëkundjet e forta janë ndier në zonat përreth Tiranës, në Elbasan, Durrës, Vlorë, Fier, Shkodër dhe Kukës.

Pas tërmetit, mësohet se janë mbledhur edhe Emergjencat Civile, për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Emergjencat Civile janë mbledhur nën drejtimin e Haki Çakos.

Sakaq, paniku përfshiu edhe Kuvendin, ku janë ndërprerë të gjitha mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ndërkohë, qytetarët kanë dalë në rrugë, nga frika e ndonjë lëkundje tjetër.

Lajmet e fundit nga