LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teatri i rezistoi tërmeteve/ Ja çfarë i kërkon LSI-Ramës

4 Korrik 2018, 16:26, Aktualitet CNA
Teatri i rezistoi tërmeteve/ Ja çfarë i kërkon

Tërmetet që lëkundën ditën e sotme Shqipërinë, kanë sjellë reagimin e kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Teatrin Kombëtar nuk e rrëzuan as 40 lëkundjet e ditës së sotme, ndërsa ka shtuar se dëme ka pësuar fasada e ministria e Bujqësisë.

Sipas Vasilit Rama duhet të prishë pikërisht atë godinë e të ndërtojë një kullë dhe jo Teatrin Kombëtar i cili rezistoi mjaftë mirë.

Postimi i plotë:

40 goditje termeti, teatri, qe nuk u rrezua dhe qeveria qe abortoi kelyshin e hajdutllekut.

Termeti shume i forte rreth 6 balle dhe rreth 40 lekundje te tokes nuk ja dolen te shembin Teatrin Kombetar.

Termeti demtoi per fat te keq Ministrine e Bujqesise,e plasariti thelle ne mes fasaden e saj.

Kasandrat e qeverise me ne krye kryeministrin e ca e ca te tjere abortuan per faqe te zeze sepse teatri nuk u shemb,nuk u rrezua,nuk ra.

Po pa gje nuk dolen. Meqe godina e Ministrise se Bujqesise nuk u mbajt si duhet le ta shembin ate e le te bejne nje kulle 100 kateshe qe te mos humbasin asnje lek, dhe le ta lene rehat edhe teatrin,edhe artin,edhe artistet,edhe qytetaret,edhe qytetin.

Edhe katet e kullave qe do humbin te teatri do ti fitojne prap.Edhe do pushojne se na cane derrasat per te na mbushur mendjen qe sipas ketyre ” teatri vertet nuk ra por ai ra.”

Nuk ra ore nuk ra teatri eshte atje ku qendron prej 70 e kusur vjetesh.

Edhe Perendia eshte kunder hajduteve ndaj e coi termetin per ti turperuar keta te paturpet e qeverise e te bashkise.

Teatri qe sipas ketyre dhe ca e ca te tjereve do binte nga casti ne cast mbajti 40 goditje termeti,plot 40 goditje.

Kryeministri me gjithe bashki te shpallin termetin non grata,le te mbyllin edhe kisha e xhamia sepse me kete termet kane mallkuar e nxjerre bojen vandaleve te qeverise e te bashkise, qe vune dore mbi qytetin,mbi artin e tij,mbi historine e tij,mbi vlerat e tij. /CNA.al

Lajmet e fundit nga