LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nënkryetari i Parlamentit tall keqazi "lali Erin"

4 Korrik 2018, 20:42, Aktualitet CNA

Një tërmet i fuqishmë goditi mesditën e sotme Shqipërinë, duke shkaktuar panik dhe frikë mes qytetarëve, të cilët vrapuan dhe dolën jashtë ndërtesave.

Pas tërmetit reagoi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të dalin jashtë ndërtesave kur ka lëkundje.

Kjo ka bërë që nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i opozitës, njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike Edi Paloka, të reagojë duke u tallur me “lali Erin”.

Ai shprehet: “Shyqyr qe kemi Velinen … Sa here bie shi na thote te marrim cadrat
Sot kishte bere njoftim publik ku na keshillonte qe mos qendrojme ne ndertesa kur bie termet ?”

Në postimin e kryebashkiakut Veliaj, shkruhej:

SHPËRNDAJE??

Tirana sapo kaloi disa vale termeti! Pa panik, evitoni ndertesat gjer sa te sqarohen rrethanat nga autoritetet – epiqendra gjithsesi ne Gjirin e Lalezit, rreth 5 balle! ?

Nese jeni prekur nga termeti, ju lutem telefononi emergjencat ?? 112 ??

Kontaktoni te afermit, sidomos te moshuarit per t?i ndihmuar! #BASHKE/CNA.al

Lajmet e fundit nga