LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mashtrim me kontrata fiktive/ Arrestohen dy ndërtues

4 Korrik 2018, 15:26, Aktualitet CNA
Mashtrim me kontrata fiktive/ Arrestohen dy ndërtues

Dy persona kanë rënë në pranga  nga Policia e Tiranës, nën akuzën e mashtrimit.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë ndërtuesit Bahri Alla, 42-vjeç dhe Fatmir Kurti, 53-vjeç.

Dy ndërtuesit mashtronin me kontrata noteriale fiktive.

Njoftimi i policisë:

Dy ndërtues janë arrestuar në kryeqytet, pasi akuzohen se i kanë marrë një qytetari 135 mijë euro përmes mashtrimit me kontrata fiktive. Ndërtuesit e arrestuar janë;  Bahri Alla 42 vjeç dhe Fatmir Kurti 53 vjeç, të dy banues në Paskuqan.

Sipas Policisë së Tiranës, dy të arrestuarit ?që nga viti 2013 e në vijim, ndërmjet shpërdorimit të besimit i kanë marrë shtetasit M.T. një shumë prej 135 000 eurosh, duke e mashtruar me veprime juridike fiktive (kontrata noteriale) dhe duke i premtuar apartamente ndërtimi, të cilat u janë shitur personave të tretë?.

Operacioni ?Fundi i bulevardit? u finalizua ditën e sotme pas një hetimi katër mujor, ndërsa dy ndërtuesit akuzohen për  ?Mashtrim me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim?.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale të ?Mashtrimit me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga