LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriteret që duhet të plotësosh për të qenë elitë politike/ Habit aleati i Bashës

4 Korrik 2018, 15:52, Aktualitet CNA
Kriteret që duhet të plotësosh për të qenë

Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një bisedë që ai pretendon të jetë bërë me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Ndërsa Murrizi shprehet se e ka pyetur Mediun për elitën politike dhe se si mund të bëhesh pjesë e saj, aleati i Bashës habit me përgjigjien e tij, por shumë të sinqertë.

Si shprehet se për tu quajtur tamam elitë politike duhet të plotësosh disa kritere, një ndër të cilat sipas tij është servilizmi ndaj kryetarit.

Në këtë pjesë të bisedës, thuhet:

“Po per eliten politike çfare mund te me thuash i thashe???

Zakonisht vete shpallen me tha, sepse nuk ka as konkurs e as komision qe e jep kete ? titull?.

Por qe te quhesh tamam tamam ?elite? me tha, duhet te plotesosh disa kritere.

Çfare kriteresh i thashe????

E para me tha duhet te jesh shume servil.

Pastaj te spiunosh çdo gje qe sheh e degjon tek shefi.

Te mos keshe asnje shok.
Te flasesh shume dhe duke berrtitur qe te dukesh qe dominon situaten, kur ke kamera perpara.

Te rrish si vemje neper tavolinat ne koleget dhe te mos flasesh asnje fjale qe te dukesh si i zgjuar dhe me kulture te madhe.

Te mos i hapesh telefonin askujt qe nuk ngjan me ty.

Te mos takosh asnje njeri gjate gjithe kohes por te dalesh sa me shpesh bile tre here ne dite neper ekrane.

Dhe kryesorja me tha, qe te mos kesh asnje njeri nga mbrapa si mbeshtetes.

Ahaaaa i thashe po shyqyr mor burre se thashe me vete pse nuk jam ? elite????

Aaa se harrova me tha.

Duhet qe shpesh here tua fusesh edhe shokeve, miqeve ose kolegeve te punes”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga