LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtarja e famshme qenka fejuar dhe ja si e zbuloi

4 Korrik 2018, 21:40, Aktualitet CNA
Këngëtarja e famshme qenka fejuar dhe ja si e zbuloi

Ajo konfirmoi romancën e saj me Paul Solomons një ditë më parë.

Ndërkohë, Kylie Minogue e ka çuar në një tjetër nivel këtë lidhje të re, pasi u shfaq të martën në Londër me një unazë ari në gishtin e saj duke ngritur spekulimet se mund të jetë fejuar.

50-vjeçarja e cila ka një vit që është ndarë nga Joshua Sasse, konfirmoi romancën duke publikuar një foto në Instagram, ku shfaqej duke puthur të dashurin në Nju Jork.

Mashkulli që i ka marrë zemrën është drejtor krijues i edicionit britanik GQ dhe të dy kanë pozuar duke shkëmbyer puthje e përqafime.

Të martën, këngëtarja dukej mjaft elegante e veshur me një fustan të zi dhe flokët e fshehur nën kapelë.

Unaza i shkëlqente në gisht dhe Kylie nuk e kishte ndërmend ta fshihte aspak.

Lajmet e fundit nga