Connect with Us

Deputeti i Bashës “sulmon” analistët dhe gazetarët: “Edhe këta që mender hanë m.. çdo ditë e natë…”

Aktualitet

Deputeti i Bashës “sulmon” analistët dhe gazetarët: “Edhe këta që mender hanë m.. çdo ditë e natë…”

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, ka publikuar një bisedë që pretendon se e ka konsumuar me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Ndër çështjet për të cilat ai shprehet se është biseduar, ka të bëjë me të qenit qytetarë apo jo të disa figurave të njohura nga politika, media etj.

Sipas tij politikanët janë fshatarë, por që përfituan nga partia.

Duke u ndalur tek gazetarët dhe analistët që dalin në emisione të ndryshme, shkruan:

“Edhe keta qe mender hane m çdo dite e çdo nate si koka te zgjuara si analist si profesore si njohes te çdo gjeje????

Opo te gjithe pa perjashtim me tha. Bile me humor mu drejtua qe qytetare te mirefillte jane vetem jevgjit.

Jo ore i thashe pse ne Tirane qytetare qenkan vetem grupet e orkestrave te dasmave???

Hahaha qeshi me te madhe dhe me tha qe ka edhe te tjere qe kane ardhur nga Dibra, Kosova, Mali i Zi, pastaj disa kane ardhur nga Petrela, Arbana,Sauku,Baldushku, Kllojka,Zallbastari etj.

LEXO EDHE:  30 vjetori i Lëvizjes Studentore/ Mediu rendit fitoret historike të vendit nën drejtimin e Berishës

Eeeee i thashe kane ardhur nga fshatrat qe jane me afer me kalin e Skenderbeut se sa fshati im, prandaj jane qytetare.

Po pra me tha, tani e kuptove dallimin???”

Më tej në këtë bisedë thuhet:

“Po Muç Nano i thashe une nuk eshte qytetare???

Hahaha jo ore me tha.
Fshati nga vjen Muçi eshte ne ps te Skraparit dhe zbret dhija me frena dore.
Po Mero i thashe, po Frroku e shume te tjere qe shoh çdo nate??

E huuu me tha , ne fshatrat e tyre edhe sot çan lopa satokartin dhe nuk figurojne si fshatra as ne hartat ushtarake.

U “ habita” shume.

Bile me tha a bejme nje loje???

Po i thashe une.

Ti me thuaj emrat e atyre qe i di si “ qytetare”, dhe une do te them emrin e fshatit me tha.

Jo i thashe se Shakohoxha si qytetare qe eshte thote qe luajme per qejf, jo per te fituar”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ligjvënësit britanikë e cilësojnë Kinën “shtet kriminal”

Publikuar

-

Nga

Ligjvënësit britanikë e cilësojnë Kinën “shtet kriminal”

Ligjvënësit britanikë nga radhët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Konservatore e cila ndodhet në pushtet, akuzojnë Partinë Komuniste Kineze ka shtuar sulmet ndaj të drejtave të njeriut në Kinë dhe se vendet që bashkëveprojnë me regjimin duhet të kuptojnë se po bashkëveprojnë me një “shtet kriminal”.

Nga burgosja e miliona ujgurëve në provincën Xinjiang e deri tek goditja e ashpër e protestave dhe demokracisë në Hong Kong, autorët e raportit thonë se ka një përkeqësim të madh të situatës së të drejtave të njeriut në Kinë gjatë pesë viteve të fundit.

“Në veçanti, problemi i vazhdueshëm i punës në formë skllavërie, zhvillimi i teknologjisë së përgjimit për të krijuar një shtet të mbikëqyrjes, rrëfimet me detyrim në televizon, zbatimi i ligjeve të reja që brenda të ashtuquajturit sistem ligjor mundësojnë ndalime dhe zhdukje arbitrare dhe vazhdimi i përdorimit të torturës dhe marrja me forcë e organeve”, thotë Benedict rogers, autor i raportit.

Në mesin e atyre që ndihmuan hartimin e raportit është Rahima Mahmut, e cila është ujgure nga provinca Xinjiang. Pasi pa masakrimin e dhjetëra protestuesve më 1997, ajo u arratis drejt Britanisë. Tani ajo luan në koncerte për të nderuar kulturën ujgure.

Zonja Mahmut i tha Zërit të Amerikës se populli në Xinjiang jetojnë në terror të vazhdueshëm dhe se ajo nuk ka kontaktuar familjen e saj për katër vite.

“Një trokitje në derë sjell frikë për këdo. Sepse mendoni se kanë ardhur që t’ju marrin. Nuk di si ta përshkruaj çfarë ndjej kur lexoj artikuj që shpjegojnë se çfarë po ndodh: dhunim masiv, sterilizim, shpërbërje e familjeve”, thotë Rahima Mahmut, ujgure e arratisur në Britani.

LEXO EDHE:  Vendimi i KQZ/Fatmir Mediu shkon urgjent në zyrën e Bashës

LEXO EDHE:  Fatmir Mediu pranon miqësinë me Ramën/ Kam pirë dhe do pi kafe, nuk e kam armik

Përkundër provave në rritje, Kina përsëri këtë javë mohoi ekzistencën e kampeve të burgimit për ujgurët dhe hodhi poshtë akuzat për sterilizime të detyruara të grave ujgure.

“Se çfarë lloj masash kontraceptive marrin njerëzit varet nga indvidët me dëshirën e tyre. Asnjë organizatë ose individ nuk mund të ndërhyjë. Nuk ka sterilizim të detyrueshëm”, thotë Xu Guixiang nga Departamenti Publik i Partisë Komuniste në Xinjiang.

Raporti i Partisë Konservatore në Britani vjen ndërsa shumë ligjvënës kërkojnë rivendosje të marrëdhënieve me Kinën. Kanë kaluar vetëm pesë vite nga deklarimi i ish-kryeministrit britanik David Cameron se marrëdhëniet me Pekinin janë “epokë e artë. Por që atëherë raportet janë acaruar me shpejtësi.

Pas vendimit të ShBA-së për të ndaluar importin e pambukut dhe domates nga Xinjiang pas shqetësimeve për punëtorë në kushte skllavërie, Sekretari i jashtëm britanik Dominic Raab njoftoi kufizime të reja.

“Duhet të veprojnë që të sigurohemi se bizneset britanike nuk janë pjesë e zinxhirit të furnizimit në portat e kampeve të internimit në Xinjiang”, tha ai.

Zonja Mahmut dëshiron që Sekretari Raab të deklarojë përndjekjen e ujgurëve si gjenocid.

“Ai ka thënë shpesh se gjenocidi duhet të vendoset nga gjykata, jo nga politikanët. Por e dimë shumë qartë se nuk mund të ndjekim rrugën e gjykatës përmes Kombeve të Bashkuara sepse Kina ka fuqinë e vetos”, tha Rahima Mahmut, ujgure e arratisur në Britani.

Pekini mohon të ketë kryer abuzime të mëdha të të drejtave të njeriut dhe u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur vendeve perëndimore që të ndalojnë ndërhyrjen në ato që Kina i quan punë të brendshme./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbrohet nga UNESCO/ Projekte për turizmin në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Mbrohet nga UNESCO/ Projekte për turizmin në Gjirokastër

Në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO, tre projekte të mëdha në vlerën e mbi 10 milionë dollarëve pritet të ndihmojnë sektorin turistik. Projektet në infrastrukturë mbështeten nga qeveria shqiptare ,Banka Botërore dhe Fondi Amerikan i Zhvillimit. Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi thotë se dy nga investimet më të rëndësishme janë rivlerësimin sheshit të Qendrës Historike mendërtimin e një parkingu nëntokësor dhe ndërtimi i një nyjeje të re rrugore që lidh zonën esipërme historike të qytetit me pjesën urbane.

“Gjirokastra është një qytet turistik ,është një qytet që e duan të huajt, e duan shqiptarët ,është një pasuri mbarëbotërore. Ne kemi filluar me proejktin e ri “Shehsi Cerciit”. Është një shesh që do të rikoncpetohet duke mos prekur elementët urbanë egzistues. Do kthehet në një vend pushimi për gjithë turistët dhe një vend parkimi”.

Në 2019 Qendra Historike kishte mbi 120 mijë turistë duke krijuar probleme për shërbimet ndaj tyre dhe 300 vendet e reja tëparkimit që krijohen thotë zoti Golemi janë një lehtësim i madh. Zoti Golemi thotë se Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimitdhe Fondi shqiptar i Zhvillimit kanë mbështetur projektin e rivlerësimit të sheshit ndërsa nyja e re rrugore financohet nga qeveria shqiptare.

“Tashmë jemi gati në fillimin e punimeve dhe besoj brenda fundit të vitit të kemi gati sheshin e ri”, tha zoti Golemi

Qeveria shqiptare u tërhoq së fundi nga projekti i mëparshëm i ndërtimit të një nyje të re rrugore në Qendrën Historike të Gjirokastrës, i cili kishte mbetur pezull prej gati pesë vitesh, prej reagimeve të forta në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Projekti prekte lagjen më të vjetër të qytetit ndërsa nyja e re rrugore siguronlidhjen e lagjeve të sipërme me rrugën hyrësetë qytetit duke mos cënuar pjesën muzeale që mbrohet nga UNESCO. Bashkia e Gjirokastrës pritet të japë lejen ndërtimore pas shprehejs së mendimit nga Unesco për projektin ndëkrohë që financimi është siguruar nga qeveria shqiptare.

Zoti Golemi thotë më tej se një projekt tjetër i financuar nga Banka Botërore po mbështet fuqizimin e muzeve të Gjirokastrër ku përfshihen itinerare të reja dhe shtëpia muze e shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare.

LEXO EDHE:  Mediu sulmon Ramën/ Qeveria është vetëm një fasadë

LEXO EDHE:  30 vjetori i Lëvizjes Studentore/ Mediu rendit fitoret historike të vendit nën drejtimin e Berishës

“Një projekt i financua nga Banka Botëroe përmes Fondit shqiptar të Zhvillimit konsiston në restaurimin dhe muzealizimin e Muzeut Etnografik , kthimit të shtëpisë “Kadare” në Muzeu “Isamil Kadare”. Ndërkohë projekti përfshin restaurimin dhe interpretimin e shtegut turistik “Kronikë në Gur”, që ne e njohim si “Sokaku i të marrëve” dhe restaurimi i shtegut “Eduart Lear”.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës thotë se prrojektet pritet të ndihmojnë edhe në ekonominë e qytetit dhe në punësimin, të goditur rëndë nga pandemia gjatë vitit 2020.

Gjirokastra u pranua 15 vite më parë në Listën e Pasurive Botërore dhe vitet e fundit turizmi shihet si një shpresë për ekonominë e qytetit. Restaurimi i Pazarit historik dhe një seri investimesh të sipërmarrjeve private, sidomos në fushën e hotelerisë, prite të mbështeten nga investimet më të fundit, për të forcuar ofertën turistike./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Spartak Ngjela përkujton Gjergj Kastriot Skënderbeun/ Jep mesazhin e fortë

Publikuar

-

Nga

Spartak Ngjela përkujton Gjergj Kastriot Skënderbeun/ Jep mesazhin e fortë

Avokati Spartak Ngjela ka dhënë një mesazh të fortë, teksa ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, në ditën e vdekjes.

Ngjela thotë se sa të jetë kujtimi i Skënderbeut, do të ketë shqiptarë dhe sa të ketë shqiptarë do të ketë Shqipëri e Kosovë të bashkuar rreth figurës së tij.

Më tej, Ngjela thekson se kjo ka për të ndodhur përgjithmonë, pasi kujtimi i heroit kombëtar nuk do të shuhet.

Sot, me nderim të madh, u përkujtua dita e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ishin dhjetëra mijëra shqiptarë, në Shqipëri dhe në Kosovë, ata që u përfshinë në këtë datë të shenjtë për heroin që iu dha shqiptarëve atdheun e tyre – me heroikën e tij historike.

Sa të jetë kujtimi i Tij, do të ketë shqiptarë; dhe sa të ketë shqiptarë do të ketë Shqipëri e Kosovë të bashkuar rreth figurës së Tij.

Domethënë: përgjithmonë…”, shkruan avokati në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE