Connect with Us

Vdekja misterioze e shoferit të Xhafajt/ Të kujt ishin gjurmët e gishtave tek “MP5”?

Aktualitet

Vdekja misterioze e shoferit të Xhafajt/ Të kujt ishin gjurmët e gishtave tek “MP5”?

Publikuar

-

Në banesën e familjes Qordja në Qytetin Studenti vijojnë të jenë të hapura dyert e mortit, ndërkohë që mbeten enigmatike arsyet që e çuan djalin e tyre, Shkëlzenin, në aktin e rëndë të vetëflijimit.

Të kontaktuar nga Top Channel, familjarët e të ndjerit nuk pranuan të prononcohen, pasi ndodhen në gjëndje të rënduar psikologjike për fatkeqësinë e papritur.

“Xeni”, siç e thërrisnin familjarët dhe shokët e tij, shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, njihej si njeri i qetë dhe pa vese.

31-vjeçari nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim kohët e fundit, ndërsa ekspertiza balistike e armës automatike “MP5” ka konfirmuar çdo dyshim mbi rrethanat e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Gazetari ia “plas” në sy Xhafajt/ “Hetues diktature, pika që s’të bie”

Në këtë armë, thonë burime nga grupi hetimor, janë gjetur gjurmët e gishtave të viktimës, duke hedhur poshtë çdo aludim të 3 ditëve të fundit.

Edhe gëzhojat e sekuestruara në vendngjarje rezultojnë të jenë qitur nga e njëjta armë, ndërsa dy nga plumbat kishin mbetur në muret e garazhit nëntokësor të Gardës së Republikës.

Vdekja e shoferit të ministrit të Brendshëm, me sa duket do mbetet mister për shumë kohë, në kushtet kur nga hetimet rezulton se i ndjeri nuk kishte asnjë problem.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shpallja “non grata” e Berishës/ Kim: Ata që thonë se janë habitur, nuk po tregohen të sinqertë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur në lidhje me vendimin për shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha.

VOA ka ndarë një pjesë të shkurtër të intervistës, ku Kim thotë se kur sekretari i shtetit përcakton dikë për korrupsion domethënës kjo është shumë e dukshme.



Kim shton se ata që thonë që janë të habitur nga ky përcaktim, nuk po tregohen të sinqertë.

LEXO EDHE:  Gazetari ia “plas” në sy Xhafajt/ “Hetues diktature, pika që s’të bie”

LEXO EDHE:  Vrasja e shoferit të Ministrit/ Artan Hoxha ka një dyshim

Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsipon domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dha ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë”, thotë Kim ndër të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Policia ka gisht në vrasjen e 23-vjeçares”/ Thellohet më tej tragjedia në Fier

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 23- vjeçares Sabrina Bengaj në Fier, nga ish-bashkëshorti Elton Meta, tronditi mbarë opinionin publik.

Ditën e sotme CNA.al ka zbardhur letrat e shkruara prej ish-bashkëshortit Elton Meta.

Meta shkruan se ai është kërcënuar nga ish-vjehrri i tij dhe ka shkuar disa herë në Komisariat, por nuk ka mundur dot të bëjë kallëzim penal, pasi instancat nuk i janë përgjigjur.

Jam liruar nga spitali i Zaharisë në datën 26 korrik 2021. Menjëherë ditën tjetër më datë 27 kam takuar ish-bashkëshorten time, mamanë dhe të tjerë familjarë të saj.Takimet tona kanë qenë të përditshme, ndërkohë që e merrja dhe e çoja çdo ditë në punë, por ish-bashkëshortja gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos i merrte vesh që i kishim rregulluar marrëdhëniet. Siç e theksova, mamaja, vëllai dhe kunati i saj ishin në dijeni.



LEXO EDHE:  Misteri i “MP5”/ Pse shoferi i Xhafajt mbante një armë automatik me silenciator?

LEXO EDHE:  Vritet shoferi i Ministrit Xhafaj/ Zbulohet si dhe kur u emërua në Gardë “besniku i ministrit”

Jam larguar në Greqi, ku kam ndjenjur për dy javë. Gjërat kishin ndryshuar. Merrja mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-vjehrri, i cili më ka kërcënuar për jetën. Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Fillova t’i merrja seriozisht kërcënimet dhe kam telefonuar z. Tomin Vocaj, ku i kam kërkuar ndihmë.

Tomin Vocaj më dha numrin e Drejtorit të Policisë së Fierit, dhe më tha t’i kërkoj ndihmë. Shkova, por te dera nuk më lejuan, pasi më thanë që nuk është në zyrë. Kërkova të bëj kallëzim, por më thanë që nuk kishin kohë. Ish-vjehrri vazhdonte të më kërcënonte, shkova përsëri në Komisariat pasi fola me avokatin, por nuk më pritën”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Nuk pranuan të vaksinohen/ Pezullohen nga puna rreth 3000 mjekë e infermierë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Rreth 3,000 punonjës shëndetësorë në Francë u pezulluan nga puna, pasi nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit.

Rregulli i ri, i cili hyri në fuqi të mërkurën, e bën vaksinimin të detyrueshëm për të 2.7 milionë punëtorët e kujdesit shëndetësor, të shtëpive të pleqve dhe të shërbimit të zjarrfikësve.

Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, tha të enjten se “shumica e pezullimeve janë vetëm të përkohshme”.

Shumë prej tyre tani janë dakord të vaksinohen, sepse “e shohin se vaksinimi i detyrueshëm është realitet”, tha ai.

Rregulli vlen për të gjithë mjekët, infermierët, stafin e zyrave dhe vullnetarët.

LEXO EDHE:  Fakte/ Gazetarët paralajmëruan vrasjen e shoferit të Xhafajt?

LEXO EDHE:  Vdekja misterioze e shoferit të Xhafajt/ Si po çohen hetimet drejt vetëvrasjes?



Vendet në Evropë do të nisin me doza përforcuese të vaksinave

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka paralajmëruar punonjësit për ndryshim të rregullit qysh më 12 korrik, duke u thënë se duhet të marrin së paku një dozë të vaksinës deri më 15 shtator ose të japin dorëheqje nga puna e tyre.

Muajin e kaluar, disa punonjës të kujdesit shëndetësor dhe zjarrfikës në Francë kanë protestuar kundër këtij rregulli.

Franca ka konfirmuar mbi 113,000 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet thonë se shumica e të shtruarve në spital javëve të fundit, janë pacientë të pavaksinuar./rel

LEXO TE PLOTE