LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pa para në bankë por, blen garazh 12 mijë euro/ Luan Kaloçi në “gijotinën” e Vettingut

3 Korrik 2018, 07:48, Aktualitet CNA

Luan Kaloçi, prokuror i Apelit të Tiranës prej vitit 2002 do të  dalë sot sot para Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Kaloçi është pjesë e listës prioritare të vetingut si njëri prej 19 kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Trupa gjykuese që do të kryejë rivlerësimin e prokurorit Kaloçi përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Me qëllim të informimit publik CNA.al nuk do të ndalet se pasqyruari  të gjitha hapat e procesin të Vettingut, ku njëra fazë i përket deklarimit të pasurisë.

Sipas asaj që ka deklaruar pranë ILDKPKI-së, Kaloçi rezulon se ka të ardhura nga paga  e tij, e bashkëshortes dhe e fëmijëve. Ajo çfarë është ironike, ka të bëjë me deklarimin e tre gjendjeve të llogarisë në vlerën zero, ndërkohë që ka të ardhura nga qiraja dhe  blen një garazh 12 mijë euro në emër të djalit.

Siç duket disa gjyqtarë dhe prokurorë nuk i kanë marrëdhëniet mirë me bankat, dhe paratë e tyre preferojnë t?i mbajnë në shtëpi.

Gjithsesi, pa paragjykuar burimet  pasurore të prokurorit Kaloçi, do të jetë Komisioni i Vettingut ai që do të përcaktojë fatin e tij profesional.

Pasuria e deklaruar më 27.03.2017

Shitur një automjet tip Ford, viti prodhimi 2005 në shumën  4 000 euro.

Blerë automjet tip Bez Mercedez, prodhim i vitit 2002 në shumën 3 500 euro.

Blerë një garazh me sipërfaqe 13.37 metra katror, sipas kontratës së datës 02.06.2016 me vlerë 12 000 euro. Regjistruar në emër të djalit. Burimi i krijimit të parave nga kursimet familjare.

Kursime cash, nga të ardhurat familjare për vitin 2016 në shumën  650 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror pranë Prokurorisë së Apelit në shumën 15 210 34 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën  506 148 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit në shumën 673 766 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës në shumën  3 756 euro.

Të ardhura nga qiraja në shumën  264 000 lekë.

Pagesa e kredisë për vitin 2016: detyrime të paguara 3 720 lekë, ndërsa të papguara 24 343 euro.

 

 

Lajmet e fundit nga