LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërkombëtarët presion palëve politike/ Rikthehet bashkëqeverisja Rama-Basha?

3 Korrik 2018, 07:34, Aktualitet CNA
Ndërkombëtarët presion palëve politike/ Rikthehet

Bashkëqeverisja Rama-Basha, e cila u provua për herë të parë në maj të vitit të shkuar, mund të rikthehet sërish në skenë.

Sipas gazetës, Sot, janë ndërkombëtarët, ata që kanë nisur sinjalet për opozitën dhe mazhorancën që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të nisin dialogun e pse jo dhe bashkëpunimin konkret në çuarjen përpara të reformave të nisura, për të pasur një përgjigje pozitive për negociatat në qershor të 2019.

Për të pasur më shumë siguri në arritjen e bashkëpunimit, kanë qenë eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe ambasadorja Vlahutin ata që kanë hedhur mesazhin, kryesisht drejtim të opozitës. Edhe në marrëveshjen e 18 majit, ashtu siç e ka pohuar dhe vetë Basha, ndërkombëtarët kanë luajtur një rol kyç në arritjen e bashkëqeverisjes.

Pas vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë brenda vitit 2019, ndërkombëtarët kanë lëshuar një mesazh ndaj opozitës shqiptare. Raportuesi për Shqipërinë në BE, eurodeputeti Knut Fleckenstein deklaroi dje se Shqipërisë nuk i duhet një opozitë që bojkoton Parlamentin, por që mbështet reformat.

Nga ana tjerër, edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin tha dje që integrimi europian nuk është për njerëz që punojnë me axhenda të fshehura. Gjatë fjalës së saj në tryezën e organizuar nga fondacioni ?Friedrich Ebert?, Vlahutin nuk i kurseu ?thumbat? ndaj opozitës për çështjen e negociatave. Ambasadorja tha se procesi i integrimit është përgjegjësi e pakicës dhe e shumicës dhe jo e atyre personave që punojnë me agjenda të fshehura.

Por, bashkëqeverisja nuk duket të jetë larg edhe qëndrimeve të opozitës, pasi kujtojmë këtu kreu i PD, Lulzim Bashan ë seancën e kaluar parlamentare bëri thirrje ?për bashkim kombëtar?, duke i drejtuar një kërkesë direkte Ramës për bashkëqeverisje.

Gjithashtu edhe deputeti Tritan Shehu në emisionin ?Java? në RTSH tha se është koha për qeverisje me bazë të gjërë.

Një zë i tretë që ju bashkua kësaj thirrje është edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, i cili në një intervistë për një të përditshme është shprehur ?Beteja jonë është për një qeverisje që të garantojë zgjedhje të lira.

Nuk është fjala për ti dhënë pushtet Partisë Demokratike, por të kemi një qeverisje qoftë edhe të majtë por që garanton qeveri normale dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira.?

PD thirrje zyrtare për bashkëqeverisje me socialistët

Lajmet e fundit nga