LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fshehu abuzimet seksuale ndaj të miturve/ Kryepeshkopi i shpëton burgut

3 Korrik 2018, 12:42, Aktualitet CNA
Fshehu abuzimet seksuale ndaj të miturve/ Kryepeshkopi i shpëton

Kreu më i lartë i kishës katolike në Australi, i akuzuar për fshehjen e abuzimeve seksuale ndaj të miturve, do të qëndrojë në arrest shtëpie për 6 muaj.

Ky ishte vendimi i marrë sot nga gjykata për Krypeshkopin e Adelaides, Philip Wilson. Ai akuzohet se ka mbuluar abuzimet sekuale ndaj djemve të mitur nga prifti pedofil James Fletcher në vitet 1970.

Wilson, i cili nuk ka dhënë ende dorëheqjen, ishte dënuar fillimisht me 2 vite heqje lirie

Prokurori i çështjes, Robert Stone, u shpreh se vendimi për dënimin me 6 muaj arrest shtëpie, erdhi si pasojë e kushteve shëndetësore të dobëta të 67 vjeçarit.

Duke dalë nga gjykata, Kryepeshkopi ka shmangur të gjitha pyetjet e gazetarëve, për largimin e tij nga posti apo për faljen që duhet ti kërkojë viktimave të abuzimit.

Ndërkohë në 14 gusht do të zhvillohet një dëgjesë tjetër, ku do të vendoset përfundimisht vendi ku Wilson do të kryejë arrestin.

Ky është skandali i radhës i kishës katolike, i cili po zgjerohet dita-ditës në nivel global. /CNA.al

Lajmet e fundit nga