LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncim-Arjola Byzyka përfshihet në skandal/ Zbardhet urdhëri i paligjshëm i drejtoreshës arsimore  

3 Korrik 2018, 09:05, Aktualitet CNA
Denoncim-Arjola Byzyka përfshihet në skandal/ Zbardhet urdhëri i

Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë e CNA.al, në lidhje me pushimet vjetore për drejtuesit e shkollave.

Sipas denoncimit nga disa drejtues shkollësh, thuhet se drejtoresha e arsimit rajonal Tiranë, Arjola Byzyka, ka nxjerrë një urdhër të paligjshëm për lejet e zakonshme vjetore. Në këtë urdhër thuhet se drejtuesit e shkollave do të bëjnë leje nga data 16.07.2018 deri me datë 17.08.2018, pra gjithësej 30 ditë.

Sipas denoncuesit, për herë të parë po ndodh kjo gjë në arsim dhe se “Ky është një urdhër i jashtëligjshëm, pasi  koha e pushimit nuk mund të jetë më pak se 45 ditë kalendarike dhe nuk mund të ndërpritet më shumë se një herë.?

?Ky urdhër eshte i paligjshëm pasi shkel te drejtën tone per pushimet vjetore, qe eshte vendosur ne kontratën kolektive te miratuar nga ministria e arsimi sportit dhe rinise me datën 05.06.2018, neni 8, ne te cilin thuhet shprehimisht se: Per periudhën e veres, koha e pushimit nuk mund te jete me pak se 45 dite kalendarike dhe nuk mund te ndërpritet me shume se nje here.?-thuhet në denoncim.

Ndërsa më tej theksohet se ?Ky urdhër eshte i paligjshëm pasi , eshte ne kundërshtim me kodin e punës , neni 92 pika 2 ku thuhet se kohëzgjatja e pushimeve vjetore eshte jo me pak se 4 jave kalendarike ( ose 20 dite pune) gjate vitit te punës ne vazhdim.

Ky urdhër eshte i paligjshëm pasi, eshte ne kundërshtim me V.K.M nr 220 date 24.05.1994, pika 2 ne te cilin thuhet se: Mesuesit e shkollave 8 vjecare, te mesme, petagoget e shkollave te larta, si dhe drejtuesit e tyre, gëzojnë te drejtën e pushimit vjetor plotësues 36 dite pune ne vit. Duke ju referuar këtyre akteve, koha e pushimit tone eshte 56 dite pune ne vit, duke zbritur 10 deri 11 dite pushime te fund vitit, shuma e pushimeve tona ne vere eshte jo me pak se 45 dite kalendarike, ashtu sic eshte vendosur ne kontratën kolektive te punës se këtij viti dhe ashtu sic eshte bere historikisht cdo vit per ne.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga