LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bomba” e Artan Fugës/ Arsimi po degjeneron, ja skandalet që ndodhin

3 Korrik 2018, 12:03, Aktualitet CNA
“Bomba” e Artan Fugës/ Arsimi po degjeneron, ja skandalet

I ftuari kryesor në studion e Kafein me Flavion në Intv ishte profesori dhe filozofi i mirënjohur Artan Fuga. Pak para se ai të ishte pjesë e emisionit në Kafein po diskutohej për denoncimet e studentëve shqiptarë për sjelljet korruptive të pedagogëve dhe menjëherë intervista me profesor Fugën u përqëndrua këtu.

Artan Fuga solli për shikuesit e dëgjuesit eksperiencat e rrëfyera nga studentët e tij për abuzimet gjatë matures shtetërore. Një problem shumë i rëndë por i anashkaluar nga institucionet përgjegjëse eshte presioni për kurse apo konslutime që mësuesit iu bëjnë gjimnazistëve.

Nga ana tjetër ai solli akuzat për mësuesit me përkatësi politike të cilët favorizojnë nxënësit që janë pjesë e forumeve rinore respective gjatë provimeve të Maturës Shtetërore.
Sipas profesorit të mirënjohur problemi kryesor eshte pikërisht ligji për Arsimin e Lartë I cili favorizon korrupsionin e pedagogëve në kurriz të studentëve dhe prindërve shqiptarë, ndërkohë që bota e ka zgjidhur fare lehtë këtë ngërç të pakalueshëm për ne nëpër mjet tregut jo financiar në Universitet.

Në një këndvështrim analitik Artan Fuga deklaroi se ai vëren një degjenerim total në arsim dhe se e gjithë skema e Maturës Shtetërore duhet riparë.
I pyetur nga Flavio Qarri nëse Arsimi i Lartë ishte një skemë piramidale, ai u përgjigj se: E konsideroj ashtu si thoni por do e quaja në terma të tjerë, një investim fiktiv./ INTV

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë në link-un e mëposhtëm:

Lajmet e fundit nga