LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni për qumshtin/ Peleshi paralajmëron fabrikat

3 Korrik 2018, 20:15, Aktualitet CNA
Aksioni për qumshtin/ Peleshi paralajmëron fabrikat

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Studio e Hapur? në News24.

Peleshi ka folur për aksionin që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë për konfiskimin e produkteve që nuk përmbushin standardet ushqimore.

I pyetur se kur do të fillojë aksioni për qumështin, Peleshi ka thënë se do të fillojë pas tre muajsh.

?E kemi filluar prej tre muajsh. Tani është faza e zhurmës. Alfatoksinë nuk ka vetëm këtu, por edhe në botë. Nëse ministri kap tek një fabrikë një monstër atëherë kjo fabrikë falimenton. Ato që sot janë në punë janë të sigurta. Nuk varet kjo nga fabrika, por nga kushtet e ushqimit të kafshëve të fermerit dhe analizat tregojnë se janë shumë larg normës?- u shpreh Peleshi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga