Connect with Us

Tabulatet telefonike/ Kujt i kërkoi falje para ngjarjes së rëndë shoferi i Xhafajt

Aktualitet

Tabulatet telefonike/ Kujt i kërkoi falje para ngjarjes së rëndë shoferi i Xhafajt

Publikuar

-

Dyshime të shumëta ngrihen lidhur ndarjen nga jeta të shoferit të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Shkëlzen Qordja, 31-vjecari gardist i cili u gjet i pajetë të shtunën në ambientet e Gardës së Republikës, nuk ka shkuar atë natë në shtëpi as pas festës në një prej lokaleve të ish-bllokut. Pas festimit, ai është drejtuar për tek Garda e Repiblikës, nga ku do të dilte i pajetë.

E përditshme “Panorama”, ka zbuluar një tjetër të dhënë nga ngjarje.

Në një shkrim të kësaj të përditshmeje thuhet: “Burime nga grupi hetimor thanë për “Panorama” se nga zbardhja e tabulateve telefonike të 31-vjeçarit, mësohet se ky i fundit i ka dërguar një mesazh nënës së tij para ngjarjes së rëndë ku i kërkonte falje”.

LEXO EDHE:  Xhafaj-Opozitës: Bashkojuni luftës ndaj krimit, lërini sulmet personale

Në vijim të hetimeve thuhet se është sekuestruar telefonii i viktimës për të verifikuar të gjitha komunikimet që ai ka pasur para se të gjendej pa jetë.

Kujtojmë se dy pista të “vetëvrasjes” në kushte të rënduara psikologjike dhe ekonomike, bien poshtë, pasi fakti se ai ka qenë duke festuar atë natë, si dhe asortimentet luksoze që ai përdorte, si ora e shtrenjtë etj. tregojnë të kundërtën.

U vra apo vetëvra Shkëlzen Qordja, mbetet për tu parë deri në fund të hetimeve, ndërsa paraprakisht Policia është shprehur se ai është vetëvrarë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

FOTOT- Pritja e “zjarrtë”/ Sali Berisha takim me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish kryeministri Sali Berisha ka nisur takimin me demokratët në sallën e hotelit Rogner.

Demokratët kanë pritur ish kryeminsitrin me ovacione. Salla është mbushur plot me simpatizantë të zjarrtë të Berishës.



Mbështetësit e liderit demokrat brohorasin “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, thirrje të shpeshta që tregojnë qartë mbështetjen dhe përkrahjen që ka Berisha, edhe pse ka tetë vite që është larguar nga drejtimi i partisë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha mbush Sallën plot/ Ja ekspontët e PD të pranishëm

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani, Voltana Ademi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Aldo Bumci, Edi Paloka, Keltis Kruja, Isuf Cela, janë disa nga figurat e Partisë Demokratike të cilat janë bashkuar në takimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në luftën e tij për të rikthyer sovranitetin në PD. Ai shoqerohet dhe nga drejtuesit kryesore te FRPD e LDG në nje salle plot dhe me entuziazem.

LEXO EDHE:  Zbulohet versioni i parë për vrasjen e shoferit të ministrit Xhafaj

LEXO EDHE:  Faktet/ Ministri Xhafaj kapet duke gënjyer

Takimi mbahet në hotel Rogner dhe pritet të nisë pas pak. Salla është plot me qindra militantë dhe mesa duket shumë do ngelen në këmbë.



Berisha ka paralajmeruar takime në të gjithë vendin me demokratët, pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi i PD-së./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Versioni konspirativ/ A ka qenë Basha pjesë e planit për eliminimin politik të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në daljet e tij të fundit publike, te Çani dhe te Peka, Sali Berisha, ka hedhur një version që ai tha se nuk e ka pasur të vërtetuar.

Sipas tij emisarë të rëndësishëm edhe nga SHBA, i kanë përcjellë atij një mesazh që fillimisht nuk e pati besuar: atë se lart e poshtë, Lulzim Basha thoshte se vendimet e rëndësishme në PD vazhdon dhe i merr ish kryetari.

Me këtë pohim, të cilin ai thotë se ia ka përcjellë dhe Bashës, doktori do të krijojë idenë se pasardhësi ka punuar në kulisa për ta ardhur tek vendimi ‘non grata’ i amerikanëve.

Po si qëndron e vërteta? A ka fakte dhe prova që e mbështesin këtë hipotezë? Në fakt ato mungojnë sepse kjo është një lojë që duket se është bërë me kujdes dhe është zhvilluar në kulisa.

Një kronologji konspirative e ngjarjeve e ushqen dukshëm idenë se Basha mund të ketë qenë pjesë e lojës. le ti shohim ndodhitë një nga një.

Fillimisht ambasada amerikane hapi betejën për përjashtimin e Tom Doshit nga parlamenti. Ndërkohë që Rama e ‘siguroi’ ambasadoren Kim, se Doshi nuk do të qe ministër në një qeveri të mundshme të tij, kryedemokrati u bë në këtë aksion më katolik se papa.

A kishte lidhje ky qëndrim me dyshimin se ai dinte diçka më shumë se të tjerët? Fakti se krerët e tanishëm të PD po e përdorin si alibi se për këtë parti standardi është shumë i rëndësishëm dhe se ata nuk mund të shkelnin me Saliun qëndrimin që mbajtën për ‘non gratan’ e Tomës, të bën të ngresh shumë pikëpyetje…



Ato shtohen edhe më shumë kur shikon shpejtësinë me të cilën Basha nxitoi të përmbyllte procesin zgjedhor brenda partisë madje e afroi atë papritmas në kohë. Në fakt asgjë nuk e shtynte ta bënte këtë. Atij nuk i rrezikohej karrigia e kryetarit as nga Kadilli, as nga Harxhi, as nga Agron Shehaj që u futën në garë.

Madje duke shpallur konkurrimin e brendshëm ai sfumoi edhe betejën për denoncimin e shitblerjes së votës. Po pse e bëri Basha këtë lëvizje të papritur? Vetëm një hipotezë e justifikon këtë veprim. Ai e dinte më parë se ç’do ndodhte me Berishën dhe kërkoi të rrëmbente mandatin e kryetarit përpara se të merrte vendimin për të përjashtuar atë.

LEXO EDHE:  Largimi i Xhafajt/ Paloka: Duhet të dimë arsyet pse iku

LEXO EDHE:  Faktet/ Ministri Xhafaj kapet duke gënjyer

Ndërkohë po të dëgjosh ato që Basha thotë sot, ai e ka ditur së paku që në 30 qershor, në ditën kur në zyrën e tij ia behu ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, se Berisha duhej përjashtuar.

Philip Reeker i dha ultimatum të prerë. Po pse një gjë e tillë u mbajt e fshehur në sytë e publikut. A mund të bëhej kjo transparente dhe të testohej pulsi i PD për këtë qëndrim. Apo mos vallë kjo prishte planin fillestar të vendosur kohë më parë, për ta marrë vendimin në çastet e fundit duke e bërë të pakthyeshëm?

Lidhur me këtë heshtje dhe fshehje nga publiku, ka edhe një fakt tjetër domethënës. Në 22 maj, kur lajmi për Berishën ra si bombë për demokratët Basha mbajti një qëndrim të zbehtë sa për të larë gojë. Kryetari dukej si pëdë-isti i vetëm që nuk ishte tronditur. Kjo u pa edhe në deklaratën që ai bëri.

Madje fillimi i shitjes që po bënte Basha shkëlqeu si vetëtimë në një qiell të murrmë, kur ajo u krahasua me qëndrimin që mbajti presidenti Meta. Basha foli për keqardhje, Meta për fletërrufe. I pari theksoi rolin e SHBA si aleat strategjik (pikërisht në ditën ato nxinin Berishën si hajdut dhe minues të demokracisë), i dyti për atë të një lobimi të porositur nga kleptokracia e Tiranës. Luli i’u shmang faktit nëse akuzat janë ose jo të bazuara, presidenti i quajti ato ‘të shëmtuara, të pabesa dhe të poshtra’.

Pra sa do të pa vërtetuara me fakte dhe prova konkrete, historiku i ngjarjeve, veprimet dhe mosveprimet, aktet dhe heshtjet i rrisin fort dyshimet se Basha ka qenë pjesë e një projekti për eliminimin e Berishës. Ai ka qenë në dijeni të asaj që do të ndodhte dhe e ka planifikuar qetësisht momentin final të goditjes pas shpine./ Lapsi.al

LEXO TE PLOTE