LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmoi me thikë tre efektivë policie/ Flet nëna e 50 vjeçarit

2 Korrik 2018, 10:17, Aktualitet CNA
Sulmoi me thikë tre efektivë policie/ Flet nëna e 50

Pasi grabiti dyqanin dhe më pas sulmoi me thikë tre efektivë policie, nëna e autorit të ngjarjes ka dalë në mbrojtje të tij duke thënë se djali i saj është me probleme mendore.

E pyetur nga gazetarët nëna e autorit tregon se ai mund ti ketë goditur policët me gërshërët që punonte thuprat.

Ndër të tjera ajo tregoi se policët e shtrinë dhe e lidhën autorin e grabitjes, më pas e dërguan në spital.

Nëna e autorit:I gjetën policët po nuk mi treguan sa para ishin.

Kush i goditi i pari, polici apo djali juaj?

Nëna e autorit: Po nuk isha unë se isha në punë, erdha me vonesë. Po më duket se ata e goditën më parë, kurse ai nuk e di. E goditi një polic, e shtrinë dhe e lidhën, gjaku shkonte lumë dhe e çuan në spital.

Ka pasur thikë djali?

Nëna e autorit: Jo, kishte gërshërët që punonte thuprat

Po me gërshërë i ka gositur policët?

Nëna e autorit: Nuk e di, më gërshërë mbase e ka goditur, kurse ata 4 veta e shtrinë.

Ju e dënoni veprimin e djalit që ka marrë lekë dhe a ka qenë mirë nga ana psikologjike?

Nëna e autorit: Nuk ka qenë mirë ai, ne kemi kaq vite që hamë tek ai dyqan. Ka një javë që ka kaluar, iku nga mendja, se jeton vetëm dhe pa drita. Edhe këtë shtëpina ja bëri vjet qeveria.

Çfarë kërkoni ju?

Nëna e autorit: Mos ma torturojnë djalin, është njeri me probleme mendore, budalla është. Edhe ata e dinin që është i sëmurë, se do ta kishin vrarë me pistoletë./OraNews

 

Lajmet e fundit nga