Connect with Us

Plumb në kokë, shoferit të Xhafajt/ Zbardhen dëshmitë e familjarëve

Aktualitet

Plumb në kokë, shoferit të Xhafajt/ Zbardhen dëshmitë e familjarëve

Publikuar

-

Dy ditë pas  ngjarjes së rëndë, ku i gjet i vdekur Shkëlzen Qordja, shoferi i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj,  grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët e të ndjerit, por edhe personelin e Gardës së Republikës, ku punonte prej marsit të 2017-s. Sipas dëshmive të kolegëve të 31-vjeçarit, në momentin që i riu vrau veten nuk u dëgjuan të shtëna.

Pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e Gardës së Republikës të Shkëlzen Qordjas, grupi hetimor mori në pyetje familjarët e të ndjerit. Ata u shprehën se nuk kanë patur dijeni nëse Qordja ka pasur konflikte me persona të tjerë e, po kështu, sipas familjarëve, 31-vjeçari ishte njeri i mbyllur.

“E kemi parë ditët e fundit, por nuk kemi vënë re ndonjë shqetësim tek ai. Nuk mund të kemi një shpjegim pse ndodhi”, theksuan familjarët.

Ish-shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj,  ka humbur jetën në rrethana misterioze. Sipas dëshmive të shokëve të ngushtë të Shkëlzen Qordjas, ai kishte festuar ditën që ndodhi krimi, deri në orën 06 të mëngjesit. Pas disa orësh, i riu u gjet i pajetë me një plumb në kokë brenda automjetit të tij në garazhin e Gardës së Republikës të mbyllur nga brenda.

LEXO EDHE:  Berisha tregon si u falsifikua ligji për të mos ekstraduar vëllain e Xhafajt

Pavarësisht se grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së ambienteve të Gardës, përsëri në vendin, ku 31-vjeçari u gjet i vdekur  nuk ka kamera sigurie. Sipas dëshmive të efektivëve të gardës, që ishin në detyrë mesditën e 30 qershorit, ata nuk kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, gjë që do të përcaktonte saktë edhe momentin e kryerjes së aktit nga i riu, raporton “ABC news”.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Qordja u vetëqëllua në pjesën e djathtë të kokës dhe plumbi i ka shkaktuar dëmtime të shumta në kokë, ndërsa në automjet u gjendën tre gëzhoja. Prokuroria ka sekuestruar edhe telefonin e Shkëlzen Qordjas për të zbuluar komunikimet e fundit që 31-vjeçari kishte pasur pak çaste para se të ndodhte ngjarja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD duhet të kalojë nga demokracia”/ Shehaj: Berisha nuk do të tërhiqet

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj: PD duhet të tregojë burimin e financimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha, edhe pse është shprehur si pro-amerikan, nuk është një i tillë.

Ai ka thënë se nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një vendim i vetëm.

Shehaj ka theksuar se lidhur për përjashtim e ish-kryemistrit Sali Berisha, duhet ishte pyetur anëtarësinë e PD.

“Parashikimi i mundshëm në Shqipëri nuk është optimist. Nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një  vendimin i vetëm. Nuk ndodh që fati i partisë duhet të vazhdojë në duart e tij”.



Ai ka thënë më tej se PD duhet të kalojë nga demokracia dhe të mos mendojë gjithsecili për interesin e vetë.

LEXO EDHE:  Çfarë u bisedua?/ Ministri Xhafaj “kokë më kokë” me homologun austriak

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi i vëllait të Xhafajt/ LSI sulmon Ramën dhe kryeprokuroren

“PD duhet të kalojë nga demokracia. Unë mendoj që Bersiha nuk do të tërhiqet. Kur dëgjoj që sdo mblidhet asnjë forum i PD, mendoj që gjithsecili do mendojë për inetresin e vetë, do fillojnë do të kapën”, ka deklaruar ai.

Shehaj ka thënë se modeli që duhet ndjekur është ai perëndimor.

“Thjesht ne shikojmë perëndim, pyetën anëtarët, forumet, kjo duhet të ndodhë në PD, shumë parti kanë patur të njëjtin problem. Ne themi nuk e mbledhim kuvendin se u mblodh para dy muajsh, por kur u mblodh nuk ishte marrë ky vendim”, ka thënë Shehaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Dënimi është selektiv”/ Gjata krahason Llallën me Prelën: Pse ajo u la në detyrë nga KPK!

Publikuar

-

Nga

‘Do rikthejë check-balancën’/ Gjata: Ndryshimet në Kushtetutë nevojë imediate

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar vendimin e fundit për dënimin me burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Gjata e ka vlerësuar si një rast selektiv, duke rikthyer në vëmendje edhe rastin e Prokurores së Krimeve të Rënda Prela, e cila u konfirmua në detyrë nga KPK.

“Nuk e di dosjen sepse që të flasësh për një çështje të caktuar duhet të kesh marë pjesë dhe ta njohësh në detaje dosjen, të dish gjithçka në lidhje me çfarë ka kaluar. Thembra e Akilit në rastin e Adriatik Llallës mund të jetë fajtor dhe stërfajtor. Mund të shkojë në burg çfarë të vendosi gjykata, nuk kam kompleksitet. Mendoj se duhet trajtuar pak si Adriatik Llalla, si problem qytetar se ndoshta  mund të ketë shfrytëzuar postin, jo se i ka marë lekë njerëzve. 



LEXO EDHE:  A u kërcënua Lulzim Basha?/Ministri i Brendshëm e pranon publikisht: Po!

LEXO EDHE:  Çfarë u bisedua?/ Ministri Xhafaj “kokë më kokë” me homologun austriak

Ndryshe nëse ka ndërhyrë për të liruar kriminelë nga burgu.

Ajo që po vlonë me këtë ngjarje është selektimi. E meriton vendimin të shkojë në kokërr të burgut.

Nëse e meriton le të shkojë në burg. Ju thatë se apartamenti 40 milionë të vjetra dhe e ka blerë për 20. Kur ne bërtisnim për Prelën e Krimeve të rënda kur vetingu dhe KPLK e konfirmoi në detyrë me pasuri, me tokë më shtëpi me kontrata dhe personi që kishte në hetim ia kishte shitur. Ajo u la në detyrë nga KPK. Askush ska dalë të kërkojë falje për këtë vendim”, u shpreh Gjata në syri tv./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Flamur Noka: Sikur të më vënë dhe pistoletën, nuk mund të vras forcën time politike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se edhe sikur t’i vendosin pistoletën nuk do të merrte kurrë një vendim që do të vriste forcën e tij politike.

I ftuar në emisionin Log, Noka ka theksuar edhe një herë tjetër se nuk mund të merret një vendim duke përdhosur institucionet dhe që dobëson forcën politike.



Në rastin e zotit Berisha është një vendim i vështirë. Është njeriu që ka reputacionin më të madh në bazën e PD-së. E shohin sit ë vetmin njeri që mund ta çonte Partinë Demokratike në fitore. Për shkak të personalitetit të tij. Kur tip o merr një vendim dhe e di çfarë efekti ka në bazë si mundesh ti? Ky vendim bën një ndarje të forcës tënde politike.

Ne po akuzojmë Edi Ramën. Tashmë ai është një autokrat. Ti si mundesh të marrësh vendim duke përdhosur institucionet. Tregon që ti po jep shenja autokracie brenda partisë. Cili është besimi që mund  të kem unë për institucionet nesër kur ti sot i shkelmon. Sikur edhe pistoletën këtu të më vënë dhe më thonë vrite forcën tënde politike, unë nuk e vras. Jap dorëheqjen. Sepse ky do ishte dobësim dhe i çon ujë Edi Ramës. Nuk mund t’i shërbejë kurrë Edi Ramës”, tha Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE