LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Persona të paidentifikuar kanosin dhe grabisin rojen e karbunantit

2 Korrik 2018, 18:53, Aktualitet CNA
Persona të paidentifikuar kanosin dhe grabisin rojen e karbunantit

Persona ende të paidentifikuar pasi kanë kanosur rojen e një pike karburanti, i kanë marrë atij gjiron që kishte bërë gjatë natës dhe janë larguar nga vendi me shpejtësi.

Sipas ppolicisë, ngjarja në fjalë ka ndodhur në Levan të Fierit rreth orës 04:40 të mëngjesit të sotëm.

Të njëjtat burime thanë se, qenë punonjësi i karburantit, shtetasi me inicialet T.S., ai që ka bërë kallëzimin ndërsa autorët i kanë marrë rreth 30.000 lekë dhe më pas janë larguar në drejtim të Fierit me një mjet tip ?Fiat?. Policia është vënë në ndjekje të tyre.

Njoftimi i policisë:

Në datën 02.07.2018, rreth orës 04:40, në fshatin Levan, Fier, shtetasi T.S., punonjës në një pikë karburanti ka njoftuar se 2 të rinj, e kanë kanosur dhe i kanë marrë xhiron e natës, rreth 30.000 lekë dhe më pas janë larguar në drejtim të Fierit me një mjet tip ?Fiat?. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /CNA.al

Lajmet e fundit nga