LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplaset nga fuoristrada/ 72 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

2 Korrik 2018, 10:43, Aktualitet CNA
Përplaset nga fuoristrada/ 72 vjeçari dërgohet me urgjencë

Paraditen e sotme një mjet tip ?Fuoristrade? ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë në afërsi të urës ?Vasil Shanto?.

I plagosuri mësohet të jetë Jorgaq Koroveshi, 72 vjeç. Ai ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqërur në komisariat, për të marrë masat e duhura proçeduriale./CNA.al  

Lajmet e fundit nga