LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI vijon sulmet ndaj Vlahutin/ “Ambasadorja duhet të heshtë”

2 Korrik 2018, 11:38, Aktualitet CNA
LSI vijon sulmet ndaj Vlahutin/ “Ambasadorja duhet të

Kreu i Grupit Parlamenter të LSi, Petrit Vasili, ka sulmuar sërish ambasadoren e BE, Romana Vlahutin.

Sipas Vasilit, Vlahutin ka dezinformuar shqiptarët dhe europën, duke u thënë se ?ishte e mahnitur nga rezultatet e qeverisë shqiptare në luftën kundër drogës.

Deputeti i LSI, ka akzuar ambasadoren, për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm, si dhe miratimin e njëanshëm të Reformës në Drejtësi.

Sipas tij, Vlahutin është e pandërgjegjshme kur ?i shtriu  dorën? sot  opozitës për dialog dhe e mira do të ishte që të heshte.

Vasili e mbyll postimin, duke thënë se ambasadorja e BE është përgjegjësja kryesore për bllokimin e integrimit.

 

Postimi i plotë

Ç’siklet apo detyrim ka Vllahutin, qe nuk hesht edhe tani qe deshtoi.

Vllahutin konseguente ne qendrimet e saj qesharake proqeveritare dhe zedhenese edhe me e zellshme se qeveria vete, foli perseri sot.
Pasi promovoi e mbeshteti me korrik te 2016 miratimin e njeanshem te reformes ne drejtesi vetem nga maxhoranca qofte edhe me vota te blera,pavaresisht se miratimi konsensual me 140 vota beri qe te deshtonte nje skenar i tille i turpshem.
Pasi bekoi se bashku me Euralius zgjedhjen e turpshme, antikushtetuese dhe kunder komisionit te Venecias, te prokurorit te pergjithshem.
Pasi mbylli gojen per trafikun gjigantesk te droges dhe dezinformoi shqiptaret e europianet duke u thene se “ishte e mahnitur nga rezultatet e qeverise ne luften kunder droges”.
Sot Vllahutin po kerkon shtrirjen e dores nga opozita per dialog.
A eshte e ndergjegjshme se ç’kerkon kjo zonje,qe ka bere gjithshka qe dialogu te mos ekzistoje duke mbeshtetur verberisht qeverine?
Vllahutin ka pergjegjesi te medha per bllokimin e integrimit europian te Shqiperise dhe ndihma e fundit mbase e vetmja ndihme e dobishme per Shqiperine do te ishte qe: Vllahutin te heshte.
Pra hesht Vllahutin!! /CNA.al

Lajmet e fundit nga