Connect with Us

Audio-përgjimi i vëllait të Xhafajt/ LSI sulmon Ramën dhe kryeprokuroren

Aktualitet

Audio-përgjimi i vëllait të Xhafajt/ LSI sulmon Ramën dhe kryeprokuroren

Publikuar

-

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar pas raportimeve mediatike se audio-përgjimi për vëllain e ministrit të Brendshëm nuk është marrë përsipër të ekspertohet në Itali, dhe se po kërkohet që verifikimet të bëhen në Angli.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ai ka sulmuar ashpër kryeministrit Rama dhe kryeprokuroren Arta Marku, pasi sipas tij, i pari ka gënjyer, ndërsa Marku nuk është e aftë të hapë hetim për të.

Postimi i plotë:

Rama te ndiqet penalisht se genjeu per audiopergjimin, ç’siklet ka….kryeprokurorja qe s’vepron!?
Sot u be publik ne media se audiopergjimi i vellait te ministrit te brendeshem nuk eshte pranuar te verifikohet e ekspertohet nga Italia dhe po kerkohet ne Angli qe t’i behet nje derman.
Kryeministri mashtroi ne menyre ordinere ne 16 maj kur deklaroi publikisht dhe live se e kishte bere vete si verifikimin dhe kishte dale i paster.Lexojeni vete se ç’tha me i rendomti i genjeshtareve, kryeministri i vendit:
“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi,
Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo përgjigje me mjafton, për t’ju thënë juve se jemi por para nje akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik”.
Kryeministri pra mashtron publikisht dhe ben deklarata, gjoja hetime e verifikime te paligjshme me qellim mashtrimin e opinionit, deformimin e hetimit dhe imponimin e rezultateve te tij.
A hap dot hetim Arta Marku para një faji penal të tillë të madh sa një mal?
Ha ha ha po si mund ta bëjë kryeprokurorja këtë? Mbetet që kryeministri po të dojë mund të hetojë kryeprokuroren e kundërta nuk mund të ndodhë kuuuurrë.
Sa gjynah kryeprokurorja e shkretë…..
Shqiptaret janë shumë të qartë që kanë një kryeministër halabak dhe një hiç kryeprokurore. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  Fatmir Xhafaj shuan zërat/ Dorëheqja, me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe

LEXO EDHE:  Xhafaj thirrje të larguarve: I keni dyert e hapura, nëse ...

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  Xhafaj thirrje të larguarve: I keni dyert e hapura, nëse …

LEXO EDHE:  Fatmir Xhafaj shuan zërat/ Dorëheqja, me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: