Connect with Us

Artan Hoxha tregon 3 detajet që bëjnë diferencën në vrasjen e shoferit të Xhafajt

Aktualitet

Artan Hoxha tregon 3 detajet që bëjnë diferencën në vrasjen e shoferit të Xhafajt

Publikuar

-

Vrasja e 25-vjeçarit mund të ishte evituar/ Artan Hoxha, tregon ku gaboi efektivi

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ka treguar 3 detaje që bëjnë diferencën, lidhur me vrasjen apo vetëvrasjen e shoferit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ai u shpreh se, “Shkëlzen Qordja u kthye nga festa dhe u fut në Gardë, nga ku nuk doli më, dhe u gjet pas shumë orësh i vdekur. Askush nuk e ka parë, sepse shoferët e Ministrave askush nuk i sheh”.

Më tej ai tregoi dy detaje të tjera, si arma e ngjarjes, që sipas Hoxhës nuk është e tij por e shoqëruesit, si dhe mungesa e kamerave të sigurisë.

LEXO EDHE:  “Udhëheqësi e nisi ditën me 77 mandate”/ Ironia e Artan Hoxhës për zgjedhjet

“Arma me të cilën është qëlluar i ndjeri, është arma e shoqëruesit, nuk është arma e shoferit. Ekspertët duhet të tregojnë se në ç’rrethana ka ndodhur ngjarja.

Në ato ambiente të Gardës, prej më shumë se një muaji nuk punojnë kamerat, për shkak se garda po zhvendoset. Brenda Gardës kamera sigurie nuk ka. Të vetmet kamera që mund t’i kenë kapur janë ato të dy bankave aty pranë”, – tha Hoxha. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  “Udhëheqësi e nisi ditën me 77 mandate”/ Ironia e Artan Hoxhës për zgjedhjet

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i dy vëllezërve/ Artan Hoxha zbulon çfarë gjetën hetuesit në telefonin e viktimave

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Besimi në SPAK ‘çështje politike’ për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Shqiptarët janë të ndarë dhe shfaqin “preferenca politike” kur vjen puna tek vlerësimi i punës së institucioneve të drejtësisë.

‘Barometri’ në Euronews Albania zbulon se 41% e shqiptarëve kanë besim te Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa 30 % e tyre nuk besojnë.

Votuesit e Partisë Socialiste janë më besnikët ndaj SPAK-ut. Sipas gjetjeve, 75% e tyre besojnë tek puna e këtij institucioni.

LEXO EDHE:  “Britanikët të rezervuar për vrasjen e Prengës”/ Hoxha: Paratë e drogës mund të sjellin “luftë”

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i dy vëllezërve/ Artan Hoxha zbulon çfarë gjetën hetuesit në telefonin e viktimave



Kurse në kampin e Partisë Demokratike vihen re se ka një besim shumë më të zbehtë, ose e thënë ndryshe 16% e votuesve të kampit blu nuk besojnë tek institucionet e reja të drejtësisë.

Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  A do të jetë edhe Tahiri edhe Xhafaj në qeveri/Rama sqaron të vërtetën

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i dy vëllezërve/ Artan Hoxha zbulon çfarë gjetën hetuesit në telefonin e viktimave



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE