LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agron Duka tregon arsyen pse është më mirë që nuk u hapën negociatat

2 Korrik 2018, 19:28, Aktualitet CNA
Agron Duka tregon arsyen pse është më mirë që nuk u

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, është i ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? të gazetares Eni Vasili në News 24. Teksa komentoi vendimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së u shpreh se është më mirë që negociatat nuk u hapën këtë vit pasi nuk mund të hapen në gjendjen në të cilën ndodhet vendi duke iu referuar krimit dhe korrupsionit.

?Them më mirë që nuk u hapën pasi politika vuan nga disa plagë që duhen shëruar dhe nëse hapeshin negociatat kjo gjendje atëherë natyrisht do të majiseshin dhe do të bashkëjetonin me shoqërine shqiptare?, u shpreh Duka.

Po ashtu ai ironizoi me Ramën, i cili e quan si sukses vendimin për negociatat.

Ai tha: “Dështim për shoqërinë shqiptare dhe politikën në Shqipëri ku peshën kryesore e mban maxhoranca.

Nuk ka një sinqeritet në marrëdhënie me publike, dhe trajtohet si sukses. Një njeri që ka ngelur në një lëndë dhe duhet të përsërisë vitin nuk mud të thotë se ky është sukses”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga