LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Administrata e gjykatave dhe prokurorive në grevë të përgjithëshme

2 Korrik 2018, 18:04, Aktualitet CNA
Administrata e gjykatave dhe prokurorive në grevë të

Rreth dy mijë punonjës të juridikaturës, pjesë zyrtare e administratës së gjykatave dhe prokurorive kanë paralajmëruar nisjen e grevës së përgjithëshme, të mërkurën. Pjesë e saj, raportojnë mediat kosovare, do të jenë të gjithë punonjësit pa përjashtim, kurse motivi është rritja e pagës në masën njëqind për qind.

Shkak për nisjen e grevës është bërë rritja e pagave nga ana e Qeverisë Haradinaj për gjithë punonjësit e administratës zyrtare, duke përfshirë edhe vete Krzeministrin, presidentin Thaçi etj.

Me këtë vendim automatikisht hyjnë edhe punëtorët e sistemit të drejtësisë, mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur, duke provokuar protestën.

Njoftimi i plotë:

Sindikata e punëtorëve të juridikaturës, njofton opinionin publik që nga e mëkuara me 04.07.2018, të gjithë punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive të Republikës së Kosovës, do të hynë në grevë të përgjithshme.

Kërkesat e grevisteve janë rritja e pagave për 100 % , për rreth 2 mijë punëtoret e administratës  dhe rregullimi i statusit të tyre.

Lajmet e fundit nga