LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

2500 infermierë drejt Gjermanisë/ Reagon shoqata e mjekëve

2 Korrik 2018, 14:08, Aktualitet CNA
2500 infermierë drejt Gjermanisë/ Reagon shoqata e mjekëve

Shoqata e infermierëve ka ngritur shqetësimin për largimet massive drejt Gjermanisë. Në një deklaratë për ?Top Channel?, president i kësaj shoqate, Elton jaçaj,  ka deklaruar se 2500 infermierë janë larguar tashmë, ndërkohë rreth 2000 të tjerë janë në proces.

Për të problemi nis që në shkollë, pasi kemi 3000 infermierë të dalë nga bankat, ndërsa portal i punësimit ofron vetëm 400 vende pune. Por sipas Jaçajt, arsyet kryesore të largimeve janë stresi dhe ngarkesa gjatë punës, si dhe pagat.

Aktualisht në Shqipëri, thotë Jaçaj, paga minimale për një infermier është 40 mijë lekë të reja ndërsa për mjekët rreth 66 mijë lekët të reja. Ndërkohë në Gjermani, paga minimale e infermierit është 1800 euro, ndërsa ajo e mjekut varion nga 2800-3000 euro. Sipas kreut të shoqatës, nëse ikja vazhdon me këto ritme, shëndetësia të nesërmen do të mbetet pa profesionistë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga