Connect with Us

Vrasja e paralajmëruar e shoferit të Xhafës/ Kush i manipuloi provat?

Aktualitet

Vrasja e paralajmëruar e shoferit të Xhafës/ Kush i manipuloi provat?

Publikuar

-

Dje në mëngjes është gjetur i vrarë, shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Shkëlzen Qordja 31 vjeç i gjet u vrarë me plumb në kokë brenda makinës së ministrit, në garazhin e Gardës së Republikës.

Disa orë pas gjetjes së 31 vjeçarit të vdekur, Policia njoftoi zyrtarisht se kishte dyshime për vetvrasje.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda. Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Një ditë më pas ende është e mbuluar nga misteri, ngjarja e rëndë ku shoferi i ministrit të Brendshëm Shkëlzen Qordja u gjet i vdekur me plumb në kokë.

Mirëpo, që në momentin kur ka ndodhur janë hedhur dyshime se kishim të bënim me një vrasje të tipit mafioz.

Media zyrtare e Opozitës, gazeta “Rilindja Demokratike”, ngriti hije të forta dyshimi, se shoferi i Ministrit, është vrarë.

RD  solli dy versione, duke filluar që me mbajtjen e fshehtë të ngjarjes nga Policia dhe manipulimin e provave, për të vijuar më tej me zbardhjen e provave që janë gjetur në vendin e krimit.

LEXO EDHE:  Bamir Topi merr në mbrojtje ministrin e Brendshëm: Problemi nuk është tek Xhafaj, por ...

Sipas RD –së, megjithëse krimi kisht ndodhur që në orët e para të mëngjesit, lajmi ishte mbajtur i fshehtë nga policia.  Duke iu referuar burimeve nga  Garda “RD”, shkruan,  se kemi të bëjmë me një ekzekutim të pastër për nga vendi dhe rrethanat e krimit.

“Kemi të bëjmë me një vrasje tipike mafioze dyshimet e të cilës bien direkt mbi ministrin e Brendshëm dhe lidhjet e trafikut të drogës”, shkruante RD.

Versioni i dytë që hodhi RD, kishte të bënte me provat që u gjetën në vendin e krimit. Sipas RD, në vendin e krimit janë zbuluar 7 plumba në murin e garazhdit dhe një në kokën e shoferit të ministrit.

“Është e qartë se në këto prova të patjetërsushme të dëshmitarëve rrëzojnë versionin e Fatmir Xhafës për vetvrasje të shoferit. Këto prova flasin qartë se kemi pasur të bëjmë me një përleshje të vërtetë dhe ekzekutimi ka ndodhur brenda një institucioni shtetëror. Fatmir Xhafa po manipulon të vërtetën e ekzekutimit”, shkruan RD.

Një tjetër fakt që shton misterin e kësaj ngjarje dhe ngre dyshime mbi versionin e vetvrasjes, është edhe paralajmërimi i mëhershëm i gazetarëve.

Të paktën në dy raste dhe konkretisht në kapjen e drogës së Maminasit dhe sekuestrimin e Toyotës me euro në Portin e Durrësit, gazetarët dhe opozita kanë paralajmërur se dikush do ta pësojë, pasi që të  dyja ngjarjet kanë pasur garantues, njerëz të pushtetshëm për t’u futur në Shqipëri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Habit Rama/ Fton qytetarët në protestën e 26 majit

LEXO EDHE:  Plumb në kokë, shoferit të Xhafajt/ Zbardhen dëshmitë e familjarëve

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Letra që Fatmir Xhafaj i dërgoi Llallës/Shpërthen Basha: Pafytyrësi

LEXO EDHE:  Video-përgjimi i vëllait të Xhafajt/ Reagon Edi Paloka

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Habit Rama/ Fton qytetarët në protestën e 26 majit

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE