Connect with Us

Skandal, ende pa mbaruar hetimet/ Rama shpall të vetvrarë shoferin e Xhafajt

Aktualitet

Skandal, ende pa mbaruar hetimet/ Rama shpall të vetvrarë shoferin e Xhafajt

Publikuar

-

Një ditë më parë, Tirana dhe mbarë vendi u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale.

Shoferi i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i gjet i vrarë me plumb në kokë.

Ndonëse ngjarja ishte konstatuar që në në orën 9.30 të mëngjesit, mediat e mësuan rreth orës 12.00 të së dielës. Pra për 2 orë 30 minuta, gjithçka ka qëndruar në heshtje e cila ka vijuar më tej me mospasjen e asnjë informacioni zyrtar.

Deri në orën 14 e 30 të mesditës së diel, të dhënat rreth ngjarjes ishin të ndryshme. Diku flitej për vrasje dhe diku për vetëvrasje. Në mesditë policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, dolën me një njoftim zyrtar me dyshimin për vetvrasje.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit”, thuhet në njoftimin e Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi tregon turpin që s’pa Rama dje në Elbasan

Një ditë më pas, ndërkohë që hetimet thuhet se po vazhdojnë kryeministri Edi Rama, ka shokuar me një deklaratë lidhur me ngjarjen.

Sipas kryeministrit, 31 vjeçari ka vrarë veten dhe në këto rrethana Rama ka “sulmuar” Opozitën.

“I shpreh ngushëllimet familjarëve të gardistit që vrau veten dje. Mori një vendim befasues dhe tronditës për të gjithë ne. Familjarët janë nën rrebeshin e sulmeve politike. Opozita nuk do t’ia dijë për respekt, e përfshinë vrasjen në një skenar fantazie makabre për të përfshirë Ministrin e Brendshëm.

Si mund ti thuash prindërve ta vranë mafiozët djalin, në një kohë kur djali në kushtet që ishte, sepse ai e di sepse tani nuk është më, vrau veten. Nga cili pyll vini ju more”,

Tashmë një gjë ka për detyrë të sqarojnë Policia dhe Prokuroria, a i kanë përfunduar hetimet, që kryeministri deklaroi me siguri për versionin e vetëvrasjes, apo prisnin “ok” nga Rama për ta zyrtarizuar këtë version./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Firmoset marrëveshja e re për bashkitë/ Çuçi: Do të përmirësojë modernizimin e qeverisjes lokale

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh sot se qeveria shqiptare ka firmosur një marrëveshje me programin e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, i cili ka në fokus decentralizimin e pushtetit vendor dhe ndihmën e bashkive përmes donatorëve për shërbimet.

Marrëveshja quhet “Star 3” dhe bashkon donatorë që janë të përfshirë në modernizimin e qeverisjes vendore duke krijuar një fond të përbashkët. Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra.

Sipas tij ky fond do të shkojë për të përsosur modernizimin në nivel lokal.



Pas mbledhjes së qeverisë miratuam marrëveshjen e nënshkruar mes programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare. Është përdorur me sukses nga viti 2013 kur e dizenjuam Reformën Territoriale dhe ky program është i treti në radhë quhet “Star 3”. Bashkon donatorë që janë të përfshirnë në modernizimin e qeverisjes vendore duke krijuar një fond të përbashkët. Donatorët janë BE, Suedia DHE Zvicra.

Kryesisht ky fond do të shkojë për të përsosur modernizimin në nivel lokal. Revolucionin në qeverisjen lokale duam ta bëjmë edhe në qeverisjen lokale. Nga ana tjetër do të ngrihen instrumenta monitorimi të qeverisjes vendore i cili do të bëjë të mundur që në bazë të performancës së çdo bashkie edhe vëmendja e qeverisë do të jetë asimetrike. Suksesi i kësaj marrëveshje është i garantuar”, ka thënë ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Qeveria jep 3 miliardë lekë shtesë për rindërtimin

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, teksa zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka informuar pas mbledhjes për vendimet e marra.

Ahmetaj ka deklaruar se qeveria ka dhënë 3 miliardë lekë shtesë për rindërtimin.

“Doja të ndaja vendimet kryesore. Duke filluar me vendimet për sa i përket rindërtimit. Siç e keni parë rindërtimi vazhdon me intensitet. Sot i kaluam Fondit Shqiptar të Zhvillimit edhe 30 milion dollarë për të vazhduar punët në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë para qytetarëve,” është shprehur Ahmetaj për mediat.

LEXO EDHE:  Beteja elektorale/ Rama sulmon Kryemadhin për  pasurinë

LEXO EDHE:  Vazhdon sulmi ndaj Bindjes/ Rama dhe Basha drejt marrëveshjes



Ahmetaj gjithashttu bëri me dije se se po ashtu se janë nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane për 20 milion euro hua për rikonstruksion universitetesh.

“Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike”, ka deklaruar Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vendimi për ish-prokurorin Llalla/ Klodiana Lala tregon çfarë ndodh nëse nuk gjendet në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Policia kapet në flagrancë duke gënjyer”/ Klodiana Lala kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Ndërkohë dyshohet se Adriatik Llalla nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se se është e paqartë se ku ndodhet dhe se avokati i tij ka deklaruar se ndodhet në regjim spitalor, por nuk e saktësoi nëse ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë.



 “Llalla ka udhëtuar javët e fundit jashtë Shqipërisë, destinacioni i parë është Turqia. Nuk i kemi informacionet nëse ka hyrë më në Shqipëri. Duke qenë se gjykata e ka dënuar me verdikt të formës së prerë, z. Llalla duhet të shkojë pas hekurave, por me sa duket në banesë gjithçka është e mbyllur, asgjë nuk lëviz”, thotë Lala në News 24.

LEXO EDHE:  Rama kërcënon me varje Veliajn

LEXO EDHE:  Studentja ia plas në sy Ramës/ Largohet nga salla e dialogut

Më tej Lala ka thënë se nëse ai ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm, por nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar.

Gazetarja është shprehur se Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë, i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi.

“Nëse ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm. Oficeri i policisë që ka urdhrin në dorë e prangos dhe e dërgon në paraburgim. Nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar. Por kjo duhet sqaruar. Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi. Qytetarët janë të predispozuar të shohin sa më shumë rezultate të reformës në drejtësi dhe sytë janë tek SPAK”, tha Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE