Connect with Us

Shkërmoqja e opozitës/ Përçahen Basha-Kryemadhi

Aktualitet

Shkërmoqja e opozitës/ Përçahen Basha-Kryemadhi

Publikuar

-

Vendimi i ministrave të Jashtëm të BE për çeljen e negociatave të Shqipërisë në 2019, u konceptua si një dështim i qeverisë nga ana e opozitës.

Ato çka priteshin dhe ishin paralajmëruar, ishin protestat masive kundrejtë qeverisë për ta rrëzuar.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe me shumë gjasa aksioni opozitar duket se ka marrë fund, kjo pasi nuk kanë asnjë skenar kundrejt qeverisë.

Kjo u pohua dhe nga vetë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ditën e djeshme në një bashkëbisedim me gazetarët.

Kryemadhi tha se opozita duhet të gjejë një kauzë kundër qeverisë që të rikthejë besimin tek qytetarët.

Basha dhe Kryemadhi duket se kanë rrëzuar skenarët e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkonte revolta dhe trazira për të rrëzuar qeverinë dhe tanimë kanë ngelur pa asnjë kauzë kundër mazhorancës.

LEXO EDHE:  Unaza e Re/ Kryemadhi letër zyrtare Prokurores së Përgjithshme

Kjo gjë u vu re edhe në seancën plenare të së enjtes, ku PD pas 6 javësh bllokimi foltoreje, iu rikthye debatit me mazhorancën, ndonëse arriti të bindte me kauzën e negociatave, pasi më së shumti ishte ajo pengesa e mos hapjes.

Duhet thënë se ky detaj ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e deputetëve dhe militantëve përkatës të këtyre forcave politike.

Rikujtojmë këtu se opozita e bashkuar pas kauzave të ngritura kundër qeverisë, duke filluar nga çështja Tahiri, ku u ngrit dhe një komision hetimor, tek ajo e Xhafajt apo dhe tek disa të tjera, nuk arriti t’i çonte ato deri në fund.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndryshimet Kushtetuese/ Andi Përmeti: Listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet Kushtetuese/ Andi Përmeti: Listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet

Deputeti Andi Përmeti ka folur në “Fax News” për ndryshimet në Kushtetutë, ku do të sanksionohen listat e hapura dhe praktikisht heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Përmeti tha se ato kanë hequr togfjalëshin që nuk “ndryshohen lista pasi dorëzohet në KQZ” dhe “kanë hapur mundësinë për të pasur lista të hapura që do të thotë se çdo parti përveçse do të marrë vota si parti, qytetarit do ti jepet e drejta që të votojë dhe për kandidatët brenda listës së partisë.

Sakaq Përmeti tha se ato nuk kanë thënë kurrkund se do të ndalohen koalicionet, dhe sipas ti listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet.

“Neni i kushtetutës i përcaktuar thotë që lista shumëemërore e një partie nuk ndryshon dot mbasi dorëzohet në KQZ, kjo nënkupton listë të mbyllur. Kush parti dorëzon listën në 12 të natës nuk ke mundësi ta ndryshosh. Ne kemi nënkuptuar votën pëlqyese që i shkon direkt kandidatëve për deputet.

Ne kemi hequr togfjalëshin që lista nuk ndryshon më pasi dorëzohet në KQZ, dhe kemi hapur mundësinë për të pasur lista të hapura që do të thotë se çdo parti përveçse do të marrë votat si parti, qytetarit do ti jepet e drejta që të votojë dhe për kandidatët brenda listës së partisë, duke qenë populli që të zgjedhe përfaqësuesit e tyre.

LEXO EDHE:  Basha sulmon Berishën dhe Topallin

LEXO EDHE:  Fotoja e Metës në zyrën e Ramës?/Presidenti i ri: Do zhgënjehesha nëse ...!

Ne nuk kemi thënë kurrkund që do të ndalohen koalicionet. Unë nuk e kam shprehur, kurrë nevojshmërinë për të ndaluar koalicionet. Listat e hapura nuk i ndalojnë koalicionet dhe kushdo nga partitë mund të ketë mundësinë që të bashkohet dhe ti kërkojë votën qytetarëve. Sigurisht duhet bërë një formulë ndryshe, por në momentin që partitë do të lejohen që të bashkohen para zgjedhjeve do të thotë që koalicionet nuk do të ndalohen. Çfarë do të sjellin listat e hapura?  Sot ne këtë e kemi hequr dhe sot ne kemi hapur listat, që do të thotë se sot gjithkush që përveç votave për partinë do të kërkojë dhe vota për vete. Ne ju kemi dhënë të drejtën qytetarëve që të jenë ato që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe kjo demokratizon dhe partitë politike, por të gjithë sistemin,” deklaroi Përmeti.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qëlloi me armë në ajër/ Arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Publikuar

-

Nga

Qëlloi me armë në ajër/ Arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Nr.4 të Korçës.

Blutë kanë identifikuar personin që qëlloi në ajër dhe e kanë arrestuar në flagrancë. Dyshohet se i arrestuari është person me precedentë penalë të mëparshëm.

“Qëllon në ajër me armë zjarri, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe arrestohet  në flagrancë 32-vjeçari.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në lagjen nr. 4, Korçë, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit F. P., 32 vjeç, banues në Korçë.

LEXO EDHE:  Basha nuk ia përton Ramës për Mini-Shengenin/ “Dështim! Saboton CEFTA-n

LEXO EDHE:  Basha nuk ia përton Ramës për Mini-Shengenin/ “Dështim! Saboton CEFTA-n

Shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi edhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Problemi është mungesa e Gjykatës Kushtetuese/ Halimi: Në mungesë të saj, Referendum

Publikuar

-

Nga

“Asnjëherë Kushtetuta e Shqipërisë nuk është ndryshuar pa një konsensus të plotë mes PS dhe PD-së”. Kështu deklaron ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi në “Syri TV” pas debateve dhe votimeve në komisionet parlamentare këtë të martë.

“Për një çështje kaq të mprehtë, jo vetëm Shqipëria, por në çdo demokraci, në rast se qeveria i bën këto ndryshime në mënyrë të njëanshme, vendi rrëshqet drejt një autoritarizmi total,” tha ai.

Sipas Halimit, çështja e sistemit “ka të bëjë thelbësisht me qeverisjen e vendit dhe se si populli do të zgjedhë qeverinë e re”. Ai insistoi se problemi i madh në Shqipëri është mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

“Ndryshimet duhet të kalojnë në Kushtetuese,” tha ai se ato duhen konfirmuar pasi ndryshimet shkojnë përtej një mandati dhe se ndryshimi i sistemit duhet bërë me konsensus. “Në mungesë të Kushtetueses, referendumi mund të ishte një rrugëdalje”.

LEXO EDHE:  Rama mbyll takimin me kabinetin e ri qeveritar/ Mësoni kush do të jetë vendimi i parë

LEXO EDHE:  Bardhi nxjerr foton e Dakos/ "Non grata në SHBA dhe bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës merr ende vendime në PS"

“Nëse do kishim Gjykatë Kushtetuese, nuk do të kishim krizë politike,” tha Halimi, duke theksuar se një nga vendimet e rëndësishme që do merrej, do ishte ai për ligjshmërinë e 30 qershorit. “Jo vetëm që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por as nuk e dimë se kur do të krijohet. Reforma në drejtësi është një kaos total dhe nuk ka dritë në fund të tunelit,” tha Halimi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE