Connect with Us

Pasi i vritet shoferi/ Kryeministri merr në mbrojtje Xhafajn

Aktualitet

Pasi i vritet shoferi/ Kryeministri merr në mbrojtje Xhafajn

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme mbarë opinionin publik, pasi në ambientet e garazhit të Gardës së Republikës u gjet i vrarë me plumb në kokë shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Viktima u identifikua si Shkëlzen Qordja, 31-vjeç.

Pas kësaj ngjarjeje, opozita vërshoi një lum akuzash të cilat shigjetonin direkt ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke thënë se të riun Qordja e vranë klanet mafioze.

Sot nga Korça, ka reaguar kryeministri Rama dhe teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, ka thënë se opozita ka dhënë një version brutal për vdekjen e Qordjas, që synonte goditjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Versioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në skenarë fantazie makabër për të goditur ministrin e Brendshëm dhe qeverinë nuk ka fjalë për të komunikuar. Është i neveritshëm, i turpshëm, është një tjetër shembull i një vështirësie të jashtëzakonshme, artificiale ku ndodhet hapësira e debatit politik”,- u shpreh Rama.

Ende pa dalë përfundimet e hetimeve Rama ka thënë se i riu Shkëlzen Qordja u vetëvra. Rama ka përmendur dhe disa kushte në të cilat Qordja ndodhej, por nuk i ka zbuluar ato.

LEXO EDHE:  Sulmet socialiste ndaj Prokurorisë, tipike staliniste

“Si mund ti thuash prindërve ta vranë mafiozët djalin, në një kohë kur djali në kushtet që ishte… sepse ai e di si ishte, pasi tani nuk është më, vrau veten”.

Rama hedhë poshtë deklaratat e opozitës dhe del në mbrojtje të  Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nuk dihet se për çfarë po e mbron Rama, Xhafën dhe nga se rrezikohet ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme, pas ngjarjes ministri Xhafaj ka reaguar dhe ka thënë se ndihet i shokuar, ndërsa kashprehur ngushëllimet familjes.

“Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.

U prehsh në paqe, i dashur Shkëlzen!”,- shkruan Xhafaj ndër të tjera. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Fotoja e ish-kryeprokurorit që bëri xhiron e mediave/ Zbardhet deklarata e bashkëshortes së Llallës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla tashmë është shpallur në kërkim kombëtarë, pasi një ditë më parë u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila la në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë.

Disa orë pas vendimit, Policia, zbarkoi në shtëpinë e tij dhe nuk e gjeti dhe më pas vendosi ta shpallë në kërkim.

Ndërkaq, është zbardhur edhe deklarata e bashkëshortes së tij, Ardjana Llalla.

Në media u raportua se ajo u ka thënë oficerëve të policisë se nuk kishte dijeni ku ndodhej  bashkëshorti i saj, ndërkohë që një foto e Llallës në një stacion trenash në Itali po bënte xhiron e mediave.

LEXO EDHE:  “Ndryshimi jo për të ndërruar karriget”/ Topalli mesazh Bashës: Le të bëjë një “sakrificë” të vogël

LEXO EDHE:  “Bashkohuni për të hequr tabelën e shumëzimit”/ Rama ironi me opozitën në Parlament dhe PD



Fotoja në fjalë u publikua edhe nga gazetari Blendi Fezviu në emisionin “Opinion”.

Kujtojmë se ish-kryeprokurori mungoi gjatë dhënies së vendimit, pasi po gjykohej në gjendje të lirë. Avokati i tij Sokol Hazizaj tha se Llalla mungonte për arsye shëndetësore.

Llalla u shpall fajtor për veprën penale të fshehje të pasurisë për të paktën 3 episode.

Hetimi ndaj tij u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 Mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçe “zbret” nga Hëna dhe bën “zbulimin e madh” 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, pas përmbysi karrigen në ish-zyrën e tij, tani duket se ka bërë një “zbulim” të madh.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se në Shqipëri , punëtorët paguhen me rroga nën mesataren mujore.

Sipas Braçes, nëse nuk duan që punëtorët të braktisin Shqipërinë, duhet t’iu rriten pagat.

Punëtor kërkoni?

Rritini rrogat dhe do i keni!

Vendosni prag të ri minimal taksimi, shkallë të re progresiviteti dhe keni mbrojtur të ardhurat e tyre!

Pandemia nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo;

Mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj.

Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës!

Kush ankohet se nuk gjen punetore, te rrise rrogat e tyre dhe do i kete!”-shkruan Erion Braçe.

LEXO EDHE:  “Ndryshimi jo për të ndërruar karriget”/ Topalli mesazh Bashës: Le të bëjë një “sakrificë” të vogël

LEXO EDHE:  Akuza e fortë/ Rama ka përjashtuar kompanitë e huaja nga gara për TEC-in e Vlorës

Shyqyr që Braçe më në fund “zbriti nga Hëna”, dhe pa realitetin, se nga karrigeja e zv.kryeministrit nuk shikonte dot.

Por, gjithësesi edhe ne në këtë rast jemi me Braçen. Ai ka shumë të drejtë. Mirë do ishte që të rriteshin rrogat, por me çfarë?



Qeveria ku është ai, buxjetin e çon për koncesione e Braçe nuk flet.

Ishte zv.kryeministër e nuk ndërmori asnjë hap. Dhe Tani flet sikur sapo ka ardhur nga Hëna, jo sikur ka tetë vite në pushtet.

Të rrisesh pagat duhet të kesh më shumë të ardhura e fitime.

Kur ekonomia është në krizë, kur konsumi është ulur, si rriten pagat?

Duket se Brace ka qënë në Hënë jo në Qeveri./CNA.al

Braçe flet për ndershmëri, por harron skandalet e tij

Përmbysi karrigen në Kryeministri/ Erion Braçe “kafshon” Ramën  

Erion Braçe ose “fenomeni mushkonja”/ Pesticidet e munguara dhe bankomati i sahatëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Xhaçka me Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar/ Zbardhet takimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad i Wimbledon.

Ministrja Xhaçka falënderoi Lord Ahmad për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka treguar në zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.



Kryediplomatja shqiptare vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve në organizata ndërkombëtare, si dhe konfirmoi gatishmërinë për të punuar së bashku mbi prioritet e përbashkëta.

LEXO EDHE:  Ministri për Rininë dhe Fëmijët/ Rama: Një prioritet për qeverinë e re

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron “tradhtarët” e policisë/ E dimë se kush jeni dhe së shpejti do ta pësoni

Takim konstruktiv me Përfaqësuesin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad i Wimbledon, ku diskutuam mbi përgatitjet e Shqipërisë për Këshillin e Sigurimit.
Mirëpresim bashkëpunimin për prioritetet e përbashkëta të ndërtuara në traditën e gjatë të partneritetit dhe miqësisë të dy shteteve
”, shkroi ministrja në rrjetet sociale pas takimit.

LEXO TE PLOTE