Connect with Us

Ç’ndodhi me shoferin e Fatmir Xhafajt/ Detajet që vënë me “shpatulla pas murit” policinë

Aktualitet

Ç’ndodhi me shoferin e Fatmir Xhafajt/ Detajet që vënë me “shpatulla pas murit” policinë

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik një ditë më parë, pasi Shkëlzën Qordja, 31 vjeç, me detyrë shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit u tha se “Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.”

Ndërsa në disa media u aludua se shkak për vetëvrasjen ka qënë shkarkimi nga puna.

CNA.al zbuloi dje një detaj, i cili e hedh poshtë këtë version. Të paktën mund të themi që edhe nëse vërtetë është vetëvrarë, nuk ka qënë vetëvrasje për arsye financiare.

Në një foto të publikuar nga viktima në rrjetet sociale, shtetasi Shkëlzen Qordja mban në dorë një orë e cila kushton minimumi 15 mijë euro.

Sot është zbuluar një tjetër detaj tepër domethënës, që hedh poshtë vetëvrasjen e tij në kushte të rënduara psikologjike.

Top Channel ka zuluar se një natë para ngjarjes së rëndë, i ndjeri 31-vjeçar Shkëlzen Qordja, ka qenë në një nga lokalet e kryeqytetit në zonën e ish-Bllokut, duke festuar. Ky detaj është konfirmuar edhe nga të afërt të 31-vjeçarit, të cilët shprehen se kishte postuar edhe video në rrjetet sociale nga festa e zhvilluar.

LEXO EDHE:  "Do të të vras nëse më braktis"/Gruaja fiksohet pas të panjohurit dhe e kërcënon me 159 mijë mesazhe

Janë këto dy detaje, që ngrenë dyshime të forta se ajo që ka ndodhur, nuk është vetëvrasje. Edhe sikur të jetë vetëvrasje, pikërisht këto dy detaje, hedhin poshtë marrjen e një akti të tillë nga gjendja financiare apo psikologjike. Ai jo vetëm ka festuar me miqtë e tij, por edhe ka publikuar momente të festës në rrjetet sociale.

Shkëlzen Qordja u gjet i pajetë një ditë më parë nga të shtënat e një arme që u gjet në dorën e tij të djathtë dhe që kishte lëshuar një breshëri plumbash. /CNA.al

Foto-Shoferi i Xhafajt me orë 15 mijë euro/ Vrasje apo vetëvrasje?

Vrasja e shoferit të Fatmir Xhafajt/ Detaji që “rrëzon” qëndrimin e policisë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë/ Plagoset një 65 vjeçar

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një plagosje me arëm zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëmë në Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngurrëz të Vogël të Lushnjes, ku  65-vjeçari Faik Veliu është qëlluar me armë zjarri në territorin jashtë banesës së tij.

Për pasojë ai ka mbetur i plagosur, por sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.



Ende nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE:  Foto – Aksident në Elbasan/ Përplasen dy makina

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës/ Zbulon se çdo bëjnë grupet kriminale

“Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Në 2022 ngrihet kantieri për ndërtimin e portit të ri të Durrësit”/ Rama: Përzgjodhëm 5 finalistët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nga 14 kompani pjesëmarrëse në garë për ndërtimin e portit të Durrësit janë përzgjedhur 5 finaliste.

Kryeministri ka shkruar se pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, në vitin 2022 do të ngrihet kantieri i ndërtimit.



Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm.

Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022”, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE