Connect with Us

Tre pistat  e hetimit/ Çfarë fshihet pas vrasjes së shoferit të Xhafajt?

Aktualitet

Tre pistat  e hetimit/ Çfarë fshihet pas vrasjes së shoferit të Xhafajt?

Publikuar

-

Mëngjesin e sotëm, është regjistruar një ngjarje e rëndë, në kryeqytet.

Shoferi  i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është gjetur i vdekur brenda makinës së Ministrit,  në garnizonin e Gardës së Republikës.

Disa orë pas ngjarjes, policia ka dalë me një njoftim zyrtar, ku e klasifikonte rastin si vetvrasje, edhe pse ende nuk janë kryer të gjitha procedurat e hetimore dhe mbi të gjitha nuk është kryer autopsia.

Gjithsesi përballë kësaj ngjarje të rëndë që prek Ministrin e Brdnshëm Fatmir Xhafaj, i cili e kishte njeri të besuar 31 vjeçarin, qarkullojnë tre pista.

Pista e parë, dhe që është hedhur tashmë nga Policia është vetëvrasje, për probleme personale që 31 vjeçari mund të ketë patur.

Por, kjo pistë lëkundet, për vetë faktin dhe vendin ku është gjetur viktima. Nëse do t’i jepte fund jetës për probleme të personale, përse zgjodhi makinën e Ministrit Xhafaj në garazhin e  institucionit të Gardës? Vendi i punës, ishte vendi i parë ku do të kërkohej.

Pista e dytë është paralajmërim për punën e “mirë” të Ministrit Xhafajt ndaj krimit.

LEXO EDHE:  PD i publikoi dosjen e vëllait/ Fjala e plotë e ministrit Xhafaj

Xhafaj çdo ditë i thur lavde vetes, para kryeministrit Edi Rama, se po lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, madje po e çrrënjos atë.

Ndoshta për t’i treguar Ministrit, se situatën  e ka jashtë kontrollit, dhe  të falat ia çojnë duke e goditur tek njeriu i tij i besuar. Kur krimi godet në folenë e Ministrit të Brendshëm, as mund të flitet më për nivel sigurie.

Pista e tretë,  ka të bëjë me dyshimet se 31-vjeçari Qordja, mund të  ketë qenë i përfshirë si garantor në ndonjë ngarkesë të madhe lënde narkotike apo parash, të cilat janë sekuestruar.

Gjithsesi, janë institucionet kompetente që pritet të thonë fjalën e fundit për këtë rast.

Sipas Policisë, nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë.

Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Varkën e marin dallgët/ Shpëtohet nga mbytja 35-vjeçari në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 35-vjeçar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në Shëngjin.

Sipas informacioneve nga policia mjeti lundrues kishte dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur të shpëtohet 35-vjeçari me inicialet D.P.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin, ndërsa 35-vjeçari nuk ka arritur të zbresë, pasi e tërhoqën dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin.

LEXO EDHE:  Emri/Ja ministri që ka lidhje me 8 tonë drogë të sekuestruar në Itali

LEXO EDHE:  Basha zbulon aksionin Ramës për shpëtimin e “kokës” së Xhafajt



Ai u shpëtua dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët stalla në Lezhë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme ka rënë zjarr në një stallë në afërsi të ‘Urës me Harqe’, në Lezhë.

Mësohet se nga flakët e stallës, zjarri ka kaluar edhe në malin që ndodhet aty pranë.



Sipas asaj që raportohet, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit.

Policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Terror në Lezhë-Milot/ 6 persona të armatosur i grabisin makinën luksoze kosovarit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 27-vjeçar nga Kosova ka rënë viktimë e një grabitjeje të armatosur në aksin Milot-Lezhë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 teksa i riu ishte duke udhëtuar në këtë aks i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Kanë qenë të paktën 6 grabitës të armatosur me kallashnikovë, në dy makina të pajisura edhe me fenelina, apo drita si të policisë të cilët i janë vënë në ndjekje derisa i kanë bllokuar rrugën.

LEXO EDHE:  Ha e pi me Xhafajn, përqafohet me Metën/ Kush është deputeti i Lulit që do hetojë presidentin

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi zbulon qëllimin final të protestës së 26 majit



Nën kërcënimin e armëve, viktima nuk ka bërë rezistencë por i ka dorëzuar grabitësve makinën e tij, tip “Audi Q7” me targa “04-599 FO”.

Ai më pas e ka denoncuar grabitjen në policinë e Lezhës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE