Connect with Us

Rama dhe Peleshi në Voskopojë/ Prezantojnë projektin “100 fshatrat”

Aktualitet

Rama dhe Peleshi në Voskopojë/ Prezantojnë projektin “100 fshatrat”

Publikuar

-

Në vijim të turit të llogaridhënies publike, kryeminsitri Edi rama së bashku me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshim pasditen e sotme janë ndalur në Voskopojë, ku kanë prezantuar projektin “100 fshatrat”.

Rama tha se qeveria ka angazhuar të gjitha strukturat e nevojshme për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti, për të cilin është ngritur edhe një grup pune.

Sipas kreut të qeverisë, grupi i punës është ngritur për të formuar një akademi për 100 fshatrat ku po bashkëpunohet edhe me fakultete të tjera.

“Edhe në këtë fshat do të ketë investime. Kemi ngritur një grup pune për këtë program. Janë bërë bashkë të gjitha agjensitë shtetërore që lidhen me zhvillimin e territorit edhe ministritë e linjës. Është ngritur një bërthamë e akademisë së 100 fshatrave, ku do bashkëpunojmë me fakultete të ndryshme të artiktekturës dhe të tjera struktura universitare.”-është shprehur kryeministri Rama.

LEXO EDHE:  Shpëtim Idrizi: Rama është në ngërç në bisedimet me Greqinë

Nga ana tjetër,ministri Peleshi ka sqaruar se skema do të zgjerohet dhe do të përfshihen më shumë fshatra.

“Kemi të ftuar të gjithë kryetarët e bashkive. Fshatrat janë me potencial, çdo bashki ka të tillë. Të tjerë fshatra do t’i bashkohen listës. Ka një dallim sesi jemi sjellë deri dje me zhvillimin rural. Aq sa na mban takati, mund të rezultojë një shifër miliarda euro, por mund të arrijmë të bëjmë aq sat ë prekim nervin e zhvillimit. Voskopoja nuk është rastësi, është bërë vetë. Deri para 3-4 vitesh s’ka patur qasje për t’u bërë fshat me potencial, por vetë banorët ia dolën duke ofruar shërbime.”-tha ministri Peleshi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Varkën e marin dallgët/ Shpëtohet nga mbytja 35-vjeçari në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 35-vjeçar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në Shëngjin.

Sipas informacioneve nga policia mjeti lundrues kishte dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur të shpëtohet 35-vjeçari me inicialet D.P.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin, ndërsa 35-vjeçari nuk ka arritur të zbresë, pasi e tërhoqën dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin.

LEXO EDHE:  Rama nuk kursen batutat/ Zbulon “shejtanin” më të madh të qeverisë

LEXO EDHE:  Deklarata “bombë”/ Ja sa vite burg rrezikon Rama



Ai u shpëtua dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët stalla në Lezhë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme ka rënë zjarr në një stallë në afërsi të ‘Urës me Harqe’, në Lezhë.

Mësohet se nga flakët e stallës, zjarri ka kaluar edhe në malin që ndodhet aty pranë.



Sipas asaj që raportohet, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit.

Policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Terror në Lezhë-Milot/ 6 persona të armatosur i grabisin makinën luksoze kosovarit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 27-vjeçar nga Kosova ka rënë viktimë e një grabitjeje të armatosur në aksin Milot-Lezhë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 teksa i riu ishte duke udhëtuar në këtë aks i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Kanë qenë të paktën 6 grabitës të armatosur me kallashnikovë, në dy makina të pajisura edhe me fenelina, apo drita si të policisë të cilët i janë vënë në ndjekje derisa i kanë bllokuar rrugën.

LEXO EDHE:  Thirrja për të ndihmuar median/ Rama: S’ka grante, nëse duan të marrin kredi

LEXO EDHE:  Shkullaku tregon pse nuk i beson kushtëzimet që vendos opozita



Nën kërcënimin e armëve, viktima nuk ka bërë rezistencë por i ka dorëzuar grabitësve makinën e tij, tip “Audi Q7” me targa “04-599 FO”.

Ai më pas e ka denoncuar grabitjen në policinë e Lezhës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE