LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi “kryqëzon” Metën/ T’ju kërkojë falje shqiptarëve

30 Qershor 2018, 12:51, Aktualitet CNA
Kryemadhi “kryqëzon” Metën/ T’ju kërkojë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se opozita nuk do të ndalet dhe se aksioni i tyre do të jetë i vazhdueshëm për të luftuar qeverinë e krimit dhe korrupsionit e kryesuar nga Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi deklaroi se Meta duhet t?ju kërkojë falje shqiptarëve që ju solli Edi Ramën në krye, dhe duhet të gjejë forcën të kthejë mbrapsht pr/ligjin për Teatrin Kombëtar.

?Unë shpresoj që zoti Meta ka shansin për të shlyer gabimin që u solli shqiptarëve Edi Ramën në krye, besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij ta rikthejë mbrapsht atë pr/ligj. Shpresoj të distancohet por megjithatë kjo është në zgjidhje e atij dhe mund t’i bëni pyetje vetë zotit Meta.u shpreh Kryemadhi në një konferencë për median. Edhe Basha dje i bëri thirrje Metës të kthejë mbrapsht p/ligjin.?-tha ndër të tjera Kryemadhi.

Po ashtu Kryemadhi deklaroi se kryeministri është përgjegjësi kryesor për mos hapjen e negociatave me BE, ndërsa shtoi se aksioni opozitar do të vazhdojë për të larguar Edi Ramën.

?Aksioni i opozitës është i vazhdueshëm, pasi parlamenti nuk ka ndonjë vlerë, ne jemi thjesht të pranishëm aty. Unë theksoj se tashmë nuk është vetëm dëshira e klasës politike për të krijuar një mocion tjetër, e cila përballë  qeverisë së drogës, është shumë e madhe. Djegia e mandateve nuk mendoj se është zgjidhje. Në SHBA ne kuptuam se ata kanë problemet e tyre, por një gjë e sigurt është se vëmendja e tyre për ballkanin nuk do të ndalet asnjëherë. Nga ana tjetër SHBA është shumë e vëmendshme jo vetëm ndaj politikës por edhe sigurisë në vend.

Nuk mendoj se ka socialistë të ndershëm, që ka bërë një punë të mirë drejtuese. Pra siguria në vend është e cënuar. Pakti kombëtar është pakt për të larguar Edi Ramën, pasi është shkaktar për moshapjen e negociatave. Unë mendoj se ky pakt duhet kthyer në një shoqëri civile. Reforma në drejtësi është një element për të ecur përpara si dhe duhet dhe duke ngritur një qeveri që të luftojë korrupsionin.-deklaroi Kryemadhi.

Lajmet e fundit nga