Connect with Us

Fakte/ Gazetarët paralajmëruan vrasjen e shoferit të Xhafajt?

Aktualitet

Fakte/ Gazetarët paralajmëruan vrasjen e shoferit të Xhafajt?

Publikuar

-

Në muajin shkurt të këtij viti, në Maminas  u sekuestrua 613 kg e 350 gram kokainë.  Sasia e kokainës u kap brenda një kamioni të ngarkuar me banane.

Droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar ndaj kamionit të ngarkuar me banane, porositur nga kompania Arbri-Garden, të cilat vinin nga Kolumbia, por droga nuk ka qenë e kamufluar në mes të bananeve siç bëjnë rëndom trafikantët, por në dyshemenë e dyfishtë të kamionit.

Në këtë kohë, gazetarët e kronikës lëshuan alarmin, se kjo ngjarje mund të pasohej nga ngjarje të tjera të rënda siç janë vrasjet.

Arsyetimi ishte  se kjo ngarkesë nuk mund të mbërrinte në vend pa një garanci shumë të madh dhe në këto rrethana dikush do duhet të paguajë dëmin.

Në fakt, sot Shqipëria është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Shoferi i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është gjetur i vrarë me plumb në kokë.

Shkëlzen Qordja, 31 vjeç u gjet i vdekur në makinën e ministrit Xhafaj në garazhin e Gardës së Republikës.

Ende nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me drogën e Maminasit, apo është vetvrasje siç dyshon Policia, por paralajmërimi i mëhershëm i gazetarëve të kronikës, është një këmbanë alarmi për isntitucionet sigurisë në vend.

Sjellim në vëmendje, se gazetari Artan Hoxha, gjatë një emisioni në RTSH, ndërsa ka folur për operacionin policor në Durrës, ka nënvizoi se kjo ngarkesë nuk mund të mbërrinte në vend pa një garanci shumë të madhe. Dhe në këto rrethana  sipas tij, dikush do duhet të paguajë dëmin.  Thënë ndryshe, grupet kriminale, sipas Hoxhajt, do të eleminojnë ata që dolën garant.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Kryebashkiaku Sejdini erdhi në Tiranë me truproje të armatosur

“Duhet të kemi parasysh se kur lëviz një sasi e tillë nga burimi fillestar drejt tergut final që është BE, tregu më i pasur në botë, ka patur një garanci shumë të madhe. Garantët kur kapet një sasi kaq e madhe kanë pasojat sepse dikush do ta paguajë dëmin që është shkaktuar. Në pamundësi për tu kthyer paratë si granci në këto raste grupet kriminale eleminojnë personat që kanë dalë garantë. Në rastin e vitit 2014 menjëherë pas kapjes së kokainës në Malin e Zi, në Tiranë ndodhën tre dhe mes ture u vra nje bankier i nivelit të dytë. Uroj që autoritetet tona të kenë mundësi që parandalojnë goditje të nivelit të lartë. Një ngarkesë e tillë nuk lëviz pa një garanci shumë të fortë. Deri ku shkon garancia kjo është pjesë që duhet ta zbulojnë autoritetet dhe nuk dua të spekuloj”, ka thënë Hoxha më herët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Nga Eni Vasili/ Replikë me Sali Berishën dhe Mero Bazen

LEXO EDHE:  Sulmi i celulës terroriste iraniane/ Artan Hoxha zbulon biznesmenët shqiptar (Emrat)



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Krimi në Shqipëri/ Artan Hoxha zbulon nga i vijnë informacionet

LEXO EDHE:  “Po të vjen ujku vërdallë kotecit”/ Artan Hoxha paralajmëron Carlo Bolinon

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Kryebashkiaku Sejdini erdhi në Tiranë me truproje të armatosur

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Kryebashkiaku Sejdini erdhi në Tiranë me truproje të armatosur



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE