Kundër politikës Trump/ 600 demostrata në të gjithë Amerikën
Grupe që mbështesin imigrantët kanë njoftuar qindra marshime...
Profesori i njohur, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kryeministrin Rama në lidhje me vendimin e BE, për negociatat me Shqipërinë.
Në një opionin të botuar në gazetën ?Panorama?, Gjekmarkaj ndërsa ironizon Ramën, shkruan ?E keni atë të uruar dorë si përkëdhelje perëndie. Dini ku fërkoni, ku lyeni, ku darovisni e ku pickoni, madje dini edhe t?ia ngjishni me flakërima ndonjë trazovaçi kur duhet për higjienë publike.?
Po në vijim të ironisë së tij, Gjekmarkaj më tej shprehet se ?Nuk e ke idenë sa duan italianët e thjeshtë të qeverisen nga ju që kur u tha Zgarbi që veç Edi Rama e bën tërbiet popullin e Jul Çezarit dhe Dante Aligerit.
Shkrimi i plotë nga Agron Gjekmarkaj:
I dashur dhe i përnderti Kryeministri ynë! Nuk pata fatin të jem në tokën mëmë në këto ditë festimesh të mëdha që po gëzojnë njerëzinë. Ju e kënaqni atë qerrata milet si askush tjetër. E keni atë të uruar dorë si përkëdhelje perëndie. Dini ku fërkoni, ku lyeni, ku darovisni e ku pickoni, madje dini edhe t?ia ngjishni me flakërima ndonjë trazovaçi kur duhet për higjienë publike. Nuk thotë kot fjala e urtë ?shëndet e daulet!?. Rehati më të madhe shpirtërore nuk ka pasur ndonjëherë atyre anëve plot tallaze. Intelektualë që jetojnë me projekte e OJQ, gazetarë, bujq, trafikantë hashashi me të drejtë edhe për ato pak gjëra që nuk ecin mbroth, ua vënë fajin opozitës dhe Salianjit, i cili dergjet për demokraci.
Shtypi perëndimor më kalli në një të thellë mërzi. Mos bëftë hajër! Ore, qenkan zemërgurë! S?keni faj ju, që rrini hazër xhevap. As kur ju jep leksione demokracie e progresi. Mirë ore jua bën. Ju qofshi që i shpenzoni ato mendime të vyera gratis. Nuk e ke idenë sa duan italianët e thjeshtë të qeverisen nga ju që kur u tha Zgarbi që veç Edi Rama e bën tërbiet popullin e Jul Çezarit dhe Dante Aligerit. Në këtë qytet sa një bina, zgjohesh në mëngjes gjithë shend, rrufit kafenë dhe shtriqesh dy a tri herë në pritje të ndonjë sihariqi a gëzimi, kur befas xhani rreh si purtekë nga ato që lexon. Të jetosh mes një paradoksi të tillë është e rëndë për një patriot safi si unë. Më vjen t?u vë flakën kioskave të Romës me gazeta, me kuç e maç! Atje fishekzjarrë e tambure, këndej lajme plot helm. Andej populli i këndon udhëheqësit, këndej kjo palo Europë i thotë thyej qafën me këto që shkruhen, se të vërtetën e dini ju dhe ju e thatë atë. Shqipëria ia doli, i hapi negociatat. Festa është legjitime. Duhet një banket kombëtar në sheshin ?Skënderbej? pa filluar vapa.
Tani e kuptoj se nuk kishe faj kur një natë i mjegulluar mërzie, i kreshpëruar hallesh nga studio e Sokol Ballës ju gërmushe Europës me vargjet e Fishtës gjatë luftës ballkanike, kur po ndaheshin toktë e Shqiptarisë: ?Uh Europë, ti kurva e motit, i re mohit besës së Zotit!?. Pat nga ata që menduan keq! Aguridhe gjithfarësoj që thoshin se ti je antieuropian, zymbylë e neo-otomanë që mendonin se të ka ngatërruar Fishta. Ai s?e donte Europën, pa Kryeministri ynë e do, e mbron dhe e kupton. Ti e di që njerëzit e arsyeshëm s?i mungojnë vatanit. Ata të gjithë ë ndiejnë se ti për Europën e çon dorën në silah si Oso Kuka kur Avdi Pasha i tha që ka mbetë Shqipnia në vasha. Të shihte vashat e Rilindjes Avdi Pasha si të marrin gjak në vetull?ato do çonte në Vraninë kundër shkjaut!
Ja e fillova letrën me ju dhe si qytetar të ndiej kaq afër sa rrëshqita në ti. Ma bëj kabull se emocionet e lajmeve të mira më përzihen me trishtimin që vjen nga këndimi i lajmeve të rreme këndej. Njëri m?u duk si Tritan Shehu dhe ai seç ka ca lidhje në këtë lagje të botës! T?i ketë paguar të nxijnë të vërtetën që t?i hyje Lulit në qejf dhe ta rikandidojë përsëri? Dreqi e di. Gjithçka bën vaki.
Këta, o lum miku, thonë që Shqipërisë nuk u hapen negociatat sepse mbretëron mafia, droga, korrupsioni, absolutizmi i njëshit, padrejtësia dhe se vendi është kapur në mënyrë kapilare nga pushteti dhe se drejtorët shkarkohen me një fjalë goje pasditeve nën hije ftonjsh e mollësh në kuvendimet e tua me popullin. Ndonjë kujton vuajtjet e Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt si të ishin faje të rënda. Nuk u besoj syve. Më dridhen qerpikët. Duart më dridhen. Por tani që u hapën negociatat dhe Avramopulit po i shteret mandati në Komisionin Europian, propozo Sajmen ose Xhafajn. Shiko, nuk ta thyejnë zemrën. Edhe Merkel, edhe nursëzi Makron kanë nevojë për eksperiencën e tyre. Pastaj, Europa ka rënë në rrëmujë të madhe, ka nevojë për një sistemim?sikur t?u çosh ca muaj korifenjtë e rilindjes urbane?lëre mos pyet sa nder u bën dhe sa i gëzon. Në Romë duan të restaurojnë pallatin Kixhi, por ju ka mbetur zemra te teatri sovjetik që po restauron në Maliq dhe së shpejti do të trokasin në derë për hua.
Eh, i dashur Kryeministër, si do të dalin përpara këta gojëkëqij kur t?i padisësh për shpifje. Negociatat janë hapur e këta thonë ?hajt ta folim pas nji viti?. Me aq lek sa do fitosh në gjyqe, me këta mund të bësh kulla pa fund dhe të rrënosh çdo teatër që të teket! Mos lër asnjë në këmbë nga këto karakatina të kohës së Zogut, shkrumb e hi bëji. Tani, ta mbyllim këtë të negociatave me një përgëzim të madh. Krejt suksesi është yti, asgjë mos i jep Taulant Ballës. Përgëzime edhe për festimet, që ajo shoqëri e vuajtur i meriton. Të gëzohen dreqërit se boll janë vrerosur. Tani, ndër gazeta e portale shoh që edhe punën e Teatrit Kombëtar e mbylle. Ia dole aty ku askush nuk e besonte. Artistët tanë heronj ishin mësuar të vrisnin tridhjetë gjermanë me dy të shtëna në filma apo të mos rrëzoheshin për tokë as kur tridhjetë plumba u bënin shosh kraharorin e më pas të thërrisnin ?Rroftë partia?rroftë komandanti!?, e të shkonin me këmbët e veta drejt e në lapidar. Pse gjerman e ballist që ha pula të dinin ty këta qaramanë patetikë? Ti je partizani i vërtetë, ti je komandanti në jetën.
reale, ti je komunisti që nuk mposhtesh kurrë dhe merr çdo kala. Ti je ai që u hedh zjarrin në bunker dhe ua shemb dhe ata dalin jashtë me duart lart për ta ndalur hapin në pijetoren më të afërt e lagur gurmazin e venitur. Neve që na merr koka erë e nuk provojmë gëzimin e idhujtarisë, që nuk trokasim në derën tënde për të provuar zemërgjerësinë tënde, na zëntë haka e drejtësisë tënde. Na dhe leksion të mirë. Të bësh kauzë me artistët socrealistë?? Gabim, ore, gabim i madh. Kauzat bëhen veç me dëshirat e qeverisë. Ti na ke dalë borxhit por s?i haramë që jemi, nuk të besuam. Na the ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne s?ka?vrisnim mendjen ç?është kjo gjë?mos vallë dacibao?nuk i gjenim kuptim. Por ja, me këto dy sukseset e fundit na e darovite perden e syve dhe të mendjes. Përgëzime edhe për shembjen e Teatrit. Shumë e zgjate o burri i dheut. Ti kishe të drejtë kohë më parë. I fusje ruspën e na kurseje kaq e kaq derte. Na bëre hasëm edhe me Mirela Kumbaron, e cila në drejtësinë tënde ka besuar si në Kuran, por të paktën ajo një sadisfaksion e ka ?çfarë nuk mbajti mbi kurriz, fjalë e llafe si kryq Krishti për të merituar besimin tënd të epërm. Mos e vër më në dyshim besnikërinë e saj, se edhe ty që i je i gjatë, Zoti të ndëshkon. Kur e mendon me nge, edhe ndërtimi i Teatrit të ri duket si mëshirë e madhe nga ana jote! Pak andralla ke? Pse t?i shtosh vetes një më tepër. Meqenëse cirkun e ke mbyllur, e mirë ke bërë se do dilte ariu të na hante ndonjë vesh, merr çadrën e jepua artistëve për Teatër. Ta vendosin diku nga Kashari a Mulleti, në ajër të pastër. Se aty e meritojnë ata qerratenj. Gabim të zënë një dynym tokë me ndërtimin e të riut, kur aty mund të bësh kullën kryesore me fasadë mbresëlënëse, në të cilën si mund të gdhendet fjalimi yt më i mirë që mbajte në Tepelenë, si ai i Kavurrit kur shpalli Romën kryeqytet pas bashkimit.
Ditmir Bushati të mos gëzohet shumë për hapjen e negociatave se diplomati më i mirë që ka ky i uruar vatan është Lal Eri. Ai, or tungjatjeta, i vuri artistët në rresht si delet.
Ndjesë se po të marr kohë kur ne, me këto që po bën, duhet të të japim ditë nga ditët tona, lejomë që me brohori të të uroj: Përgëzime, përgëzime, përgëzime!
Grupe që mbështesin imigrantët kanë njoftuar qindra marshime...
Mëngjesin e sotëm, është regjistruar një ngjarje e rëndë, në...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, sot gjatë nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në faqe...
Ish-deputeti socialist, Eduard Ndocaj ka hedhur akuza të for...
Sot, në garazhin e Gardës së Republikës, është gjetur, i var...
Në muajin shkurt të këtij viti, në Maminas u sekuestrua 613...
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kapshticë, nd...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas lajmit pë...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar në l...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se opozita n...
Një trup i pajetë, i cili dyshohet se është shoferi i Fatmir...
Një person i pajetë është gjendur në një garazh.Nga të dhëna...
Mëngjesin e sotëm, shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmri X...
Policia e Shtetit ka dhënë të tjera detaje në lidhje me vras...
31 vjeçari Shkëlzen Qordja, shoferi i Ministrit të Brendshëm...
Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka përfunduar n...
Pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE, për hapjen e ne...
Policia ka sekuestruar pamjet filmike të vendit ku është gje...
Lagjja më e pasur në Amerikë është e mbyllur, lejohen vetëm ...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu ref...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...