LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet aksioni i radhës i opozitës/ Basha paralajmëron protesta

29 Qershor 2018, 11:14, Aktualitet CNA
Zbardhet aksioni i radhës i opozitës/ Basha paralajmëron protesta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka reaguar në lidhje me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar si një vjedhje e hapur .

Kryedemokrati Basha tha se opozita do ta kundërshtojë këtë plan grabitje, siç e quajti ai, dhe paralajmëroi për protesta.

?Opozita ka një plan për ta kundërshtuar këtë grabitje, e cila synon vetëm që Rama të marrë 50% të milionave të drogës.

Ne do ta kundërshtojmë në të gjitha komisionet parlamentare.

Do ta kundërshtojmë në çdo instancë të shtetit.

Do bëjmë presion te ndërkombëtarët, të cilët kanë përgjegjësi që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.

Do protestojmë, do thërrasim qytetarët që ta ndalojmë këtë grabitje?-tha ndër të tjera kreu I PD, Lulzim Basha.

Lajmet e fundit nga