LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siguria në rrugë/ Zbuloni masat e policisë

29 Qershor 2018, 13:44, Aktualitet CNA
Siguria në rrugë/ Zbuloni masat e policisë

Policia po vazhdon marrjen e masave me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve, në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit, tek vendi i quajtur ?Akullorja?, janë vendosur kone plastike provizore, të fiksuar në betonin e rrugës.

Policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve, të mos ndalojnë në karrexhatë, si dhe të mos kryejnë parakalime .

Ndërkohë njoftohet të gjithë ato persona që dëmtojnë sinjalistikën, do të procedohen penalisht. /CNA.al

Lajmet e fundit nga