LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagimi i fortë i Ergys Mertirit: Ju s'jeni artistë, ju jeni palaço

29 Qershor 2018, 17:42, Aktualitet CNA
Reagimi i fortë i Ergys Mertirit: Ju s'jeni artistë, ju jeni

Sociologu Ergys Mertiri, ka “shpërthyer” në akuza ndaj artistëve të cilët shoqëruan kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në një vizitë në kantierin e ndërtimit tek Stadiumi Kombëtar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai e quan si propagandë të pastër të Veliajt, vizitën tek stadiumi kombëtar në ndërtim.

“Më vjen keq ta them, por kur shoh disa artistë që shkojnë pas Lali Erit për të vëzhguar punimet e stadiumit, fjala e vetme që më vjen në mend është: Qepaze!”, – shprehet Mertiri, ndërsa shton, “Kjo vizitë është pjesë e një propagande e pastër që Kryetari i Bashkisë po e bën për të shplarë fytyrën e menderosur nga pazaret e fëlliqura korruptive me oligarkët, në kurriz të teatrit. Siç paralajmëroi vetë më parë, kjo vizitë u bë, për t?iu treguar artistëve se sa mirë po shkon projekti ?i suksesshëm? i stadiumit, për ti qetësuar ata se po njesoj do të shkojë edhe teatri.”

Po ashtu ai shprehet se artistët që shoqëruan Veliajnë, “nuk janë artistë, por palaço”.

Postimi i plotë:

Më vjen keq ta them, por kur shoh disa artistë që shkojnë pas Lali Erit për të vëzhguar punimet e stadiumit, fjala e vetme që më vjen në mend është: Qepaze!

Kjo vizitë është pjesë e një propagande e pastër që Kryetari i Bashkisë po e bën për të shplarë fytyrën e menderosur nga pazaret e fëlliqura korruptive me oligarkët, në kurriz të teatrit. Siç paralajmëroi vetë më parë, kjo vizitë u bë, për t?iu treguar artistëve se sa mirë po shkon projekti ?i suksesshëm? i stadiumit, për ti qetësuar ata se po njesoj do të shkojë edhe teatri.

Dhe mesa duket, artistët kanë nevojë të ndriçohen nga Lali Eri, për t?iu hapur sytë e për të kuptuar se çfarë fati madh iu ka trokitur me projektin e tij. Për këtë arsye, ata kanë nevojë të shohin me sytë e tyre ?suksesin? e stadiumit dhe madje të fotografohen ngjatë mahnitjes së tyre me veprat e mëdha të kësaj bashkie. Ata kanë nevojë për t?iu treguar gjithë shqiptarëve sesa të verbër paskan qenë që nuk e kanë mirëpritur që në fillim projektin e kësaj bashkie që po robtohet për artistët!

Në fakt, stadiumi është një nga turpet e këtij pushteti, si shumë të tjerë. U shkatërrua një vepër historike, një monument kulture për t?u ndërtuar një kullë e qelbur korruptive që i qendron mbi krye, si tregues se gjithçka në këtë vend kalon nëpërmjet pisllëqeve të pushtetit. Fiks e njëjta gjë, e njëjta shëmti dhe i njëjti maskarallëk po ndodh edhe teatrin.

Është e trishtë në çfarë niveli janë në gjendje ta ulin veten ata që pretendojnë të jenë ndërgjegjia e publikut. Në vend që të vijë Kryetari i Bashkisë e t?iu lutet atyre për gjithçka që bën, janë këta që i shkojnë nga pas duke iu lëpirë e duke pranuar të përdoren paturpësisht për propagandaë. Kjo do të ishte e shëmtuar edhe sikur Kryetari i Bashkisë të mos kishte asnjë problem me ta, lere më kur gjithçka ndodh në një kohë kur ai po iu shemb teatrin, e ndërkohë ku një pjesë e këtij komuniteti është në protestë, në luftë për mbrojtjen e tij.

E kur artisti nuk ka dinjitet, por shet kaq lirë e kaq shëmtuar fytyrën e vet, çfarë do ti them atij fshatarit të thjeshtë që shet votën një herë në katër vjet, për të çuar në shtëpi një thes miell më shumë?!

Ju nuk jeni artistë, jeni palaço! /CNA.al

Lajmet e fundit nga