LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liderët e BE në një mendje/ Ja strategjia për refugjatët

29 Qershor 2018, 13:26, Kosova & Bota CNA
Liderët e BE në një mendje/ Ja strategjia për

Liderët e BE kanë arritur të gjejnë një marrëveshje për krizën e refugjatëve.  Ato ranë në një mendje, për krijimin e bazave vullnetare në të gjithë unionin. Në dokumentin e nënshkruar, thuhet se në këto qëndra, do të verifikohen emigrant e paligjshëm dhe do të kthehen mbrapsh. Megjithatë ka ende paqartësi për vendet vullnetare. Ndër të tjera, marrëveshja do të kufizojë edhe lëvizjen e azilkërkuesve midis shteteve të BE-së.

Më e lumtura nga këto negociata ishte Italia, e cila është e tejmbushur me refugjatë. Kryeministri italian Giuseppe Conte, është shprehur se vendi i tij tashmë nuk do të përballet i vetëm. Ndërkohë ai  shton, se Europa tashmë është më e përgjegjshme dhe ofron solidaritet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kërkonte një zgjidhje urgjente për këtë çështje, pasi po përballet me një krizë të brendshme politike, për shkak të pikëpamjeve të saj për azilkërkuesit.

Aktualisht shumica e vendeve europianë janë në kundërshtim me rivendosjen e 160 mijë emigrantëve nga Greqia dhe Italia.

Ndërkohë  për zgjidhjen e këtij problem, gjatë samitit janë dhënë shumë alternativa.

Njëra prej tyre ishe rritja e financimeve për Turqinë dhe vendet e Afrikës së Veriut për ti pritur atje refugjatët, njëkohësisht për ti mbajtur larg kufirit të Europës. Kjo ide ka hasur në kundërshtimin e fortë të qeverisë Marokene.

Njëkohësisht është propozuar edhe shtimi i ndihmave për vendet afrikane, në mëyrë që të ndalojnë largimin e njerëzve. /CNA.al

Lajmet e fundit nga