LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri Rama sfidon protestuesit/ Vulos shëmbjen e Teatrit, tregon datën

29 Qershor 2018, 19:09, Aktualitet CNA
Kryeministri Rama sfidon protestuesit/ Vulos shëmbjen e Teatrit, tregon

Ndërkohë që një pjesë e artistëve të mosqenë dakort me prishjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme, duke kërkuar dhe firmosjen e një peticioni që të hedh poshtë vendimin e Kuvendit, Edi Rama ka lajmëruar prishjen përfundimtare të tij.

Këtë Rama e ka bërë publike nëpërmjet një mesazhi të postuar në rrjetet sociale pak më parë, duke lëshuar sinjalin përfundimtar se shembja e Teatrit Kombëtar tashmë është dosje e mbyllur.

Madje në mesazhin e tij kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe datën se kur do të hapet skena e re teatrale në Shqipëri,duke përmendur teatrin ?Turbina?, si arenën e re të artit skenik kombëtar. Rama thotë se ?Turbina? do të jetë gati më 2 korrik 2018. Ja mesazhi i Edi Ramës:

Lajmet e fundit nga