LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korçë/ 2 fëmijët nxjerrin prindërit nga shtëpia, të moshuarit mbeten në mes të katër rrugëve

29 Qershor 2018, 08:11, Aktualitet CNA
Korçë/ 2 fëmijët nxjerrin prindërit nga shtëpia,

Një çift të moshuarish kanë mbetur në mes të katër rrugëve pasi dy fëmijët e tyre i kanë nxjerrë nga shtëpia. Prej ditësh burrë e grua enden rrugëve e flenë poshtë pemës. Një qytetar i ka filmuar e teksa tregojnë vuajtjen që po përjetojnë, të moshuarit të thyejnë zemrën.

“Në fillim djali, pastaj çupa. Po ja të shohim për ndonjë pemë, rrimë poshtë saj, pse ku të vemi. Kemi dy ditë që endemi rrugëve dhe as policia nuk na bën derman, i kam njoftuar por asgjë”, shprehet i moshuari. Ushqehemi me lekët e pensionit.

S?kemi shtëpi fare, na kanë nxjerrë edhe djali edhe çupa, të dy. Bashkia na tha se do na strehonte sot, por hiç asigjë. Dje fjetëm në hotel. Na dhanë nga 4-5 veta nga 1 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe bëmë 10 mijë lekë. Por sonte jemi në krizë fare”, shprehet i moshuari në videon e dërguar nga një qytetar tek “JOQ”.

Lajmet e fundit nga